“Më vuri thikën në…”/ Shkon të tërheqë para në bankomat, i riu kërcënon gruan: Lekët ose të vrava

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka denoncuar në policinë e Sarandës një person duke deklaruar se e ka kërcënuar me jetë për t’i marrë paratë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 të ditës së sotme kur qytetarja me inicialet A. M., punonjëse e një kompanie sigurimesh në Sarandë shkoi tek bankomati për të tërhequr një shumë lekësh.

Ajo është kërcënuar me thikë teksa ka qenë duke marrë paratë nga një i ri ende i paidentifikuar.

“Në momentin kur po kryeja veprimet një i ri, pa maskë, por me syze u afrua dhe më vuri një thikë në ije, në një mënyrë për të mos u parë nga të tjerët. Më kërcënoi që t’i jepja lekët që po merrja nga bankomati, ose të bëja një tjetër tërheqje. I thashë se nuk kam më shumë, kaq kam. Ndërkohë ai vazhdonte duke më thënë ‘o më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën  apo lekët’”, deklaroi ajo në polici.

Duke përfituar nga afrimi i njerëzve të tjerë qytetarja është shkëputur edhe pse e tronditur për çfarë kish përjetuar dhe ka shkuar në Komisariatin e Policisë për të bërë denoncimin për rastin. Sipas saj, personi ishte i panjohur për të. Policia po punon për identifikimin e autorit.

Të fundit

Lulzim Basha, kukulla që kurdiset sipas stinës

Në botën plot 'meme' të politikës shqiptare, pak figura kanë arritur të jenë kaq autentike sa Lulzim Basha, i...

Tregjet “mbyten” me marka luksoze. Qytetarët: Paguajmë imitimet si origjinale

Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete "Easy" për vetëm 30 euro,...

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH: Falja do bëhet mëngjesin e të premtes

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Njoftimin e ka bërë me dije ditën...

Simone Inzaghi bëhet trajneri më i paguar në botë, ja kush e ndjek

Simone Inzaghi fluturoi drejt Riadit për të nisur një aventure të re në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Hilal. Inzaghi do të firmos...

“Gaza, më keq se ferri në tokë”, s’ka ushqim për banorët e uritur

“Gaza është bërë më keq se ferri në tokë”. Janë fjalët e presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric, e cila...

Lajme të tjera

Web TV