Një ndeshje basketbolli në Izrael u ndërpre kur ra alarmi i bombës, pasi militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa Izraeli u përgjigj me sulme ajrore në Gaza, që shkaktuan shumë viktima.
Lojtarët e Maçabi Raanana dhe Maçabi Kiryat Motzkin u shtrinë menjëherë në parket, duke sjellë në sytë e tifozëve një skenë shumë të frikshme.
Fatmirësisht asgjë nuk ndodhi, ndërkohë që si pasojë e përplasjeve që vazhdojnë prej disa ditësh mes Izraelit dhe Palestinës, kanë humbur jetën dhjetra persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.
View this post on Instagram