Brataj sqaron situatën e Covid: Trendi i infektimeve, pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trendi i infektimeve i këtyre ditëve është pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale. Kështu u shpreh ditën e sotme shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, teksa ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News.

Gjithashtu Brataj foli edhe për shtrimet në spitale, ku u shpreh se për dy ditë nuk ka pasur asnjë person që ka shkuar për të marrë mjekim në QSUT. Shefi i Urgjencës sqaroi më tej se kjo ishte vetëm për spitalin covid 1, por ka pasur shtrime në spitale të tjera covid.

“Kohët e fundit u vu re një rritje e lehtë e të shtruarve në spital. Ditën e djeshme ka pasur 14 nga të cilët 4 në QSUT. Dua të sqaroj se ishte rastësi ato dy ditë që nuk na erdhën qytetarë për t’u shtruar në QSUT, por kjo nuk do të thotë që nuk kishim pacientë për 24 orë, sepse qëlloi që pacientët dërgoheshin te spitali COVID 2”, tha Brataj.

Sipas tij, ajo që është pozitive në këtë pikë është fakti se të sëmurët nuk janë aq rëndë dhe qëndrojnë më pak.

“Kjo është një rritje fiziologjike si rezultat i fushatës elektorale dhe kujdesi duhet të vazhdojë”, përfundoi shefi i Urgjencës.

Të fundit

“Je e vetmja opozitë që nuk e mund dot”, kryeministri falenderon Linda Ramën pas triumfit

Në fjalimin e fitores së 11 majit, kryeministri Edi Rama falënderoi publikisht edhe bashkëshorten Linda Rama. Mes të tjerash,...

Rama, takim me mbështetësit pas fitores: Kemi bërë arritje historike!

Nën sfondin e këngës së fushatës, kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, mbërriti në sheshin “Skënderbej”, ku u prit...

Dua Lipa uron në shqip motrën për ditëlindje: Rinush, 24 n’kajmak!

Sot është një ditë e veçantë për familjen Lipa, pasi Rina Lipa, motra më e vogël e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, feston...

Beteja e ashpër e merkatos, Guardiola i merr Bayernit yllin që kushton 140 mln euro?

Pep Guardiola e di shumë mirë se ka kaluar tri vite fantastike si trajner i Bayern, por kur vjen puna te suksesi i tij...

Katar, Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilionë dollarësh

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim historik ekonomik prej 1.2 trilion dollarësh" në Katar. Sipas mediave të huaja, ndër marrëveshjet e nënshkruara...

Lajme të tjera

Web TV