Konflikti Izrael-Palestinë, Papa bën thirrje: Ndaloni përplasjen me armë dhe ecni në shtigjet e paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit, Papa Françesku e nisi mesazhin tradicional të së Dielës duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës, ku kanë mbetur viktima më shumë se 170 vetë.

“Unë po ndjek me shumë shqetësim atë që po ndodh në Tokën e Shenjtë këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura midis Rripit të Gazës dhe Izraelit rrezikojnë të përshkallëzohen në një spirale vdekjeje dhe shkatërrimi. Shumë të vdekur të pafajshëm, madje edhe fëmijë, kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme, vdekja e tyre është një shenjë që ne nuk duam ta ndërtojmë të ardhmen por duam ta shkatërrojmë atë ”, tha papa Frençesku.

Konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve “është një plagë serioze në vëllazërinë midis qytetarëve” Pastaj Bergoglio shtron një pyetje retorike në favor të një reflektimi: “Ku do të çojë urrejtja dhe hakmarrja? A jemi vërtet duke menduar të ndërtojmë paqen duke shkatërruar tjetrin?” .

“Zoti i krijoi qeniet njerëzore të barabarta, atëherë në emër të Zotit, unë apeloj për qetësi dhe, për ata që kanë përgjegjësi për të, të ndalojnë përplasjen e armëve dhe të ecin në shtigjet e paqes, gjithashtu me ndihmën e unitetit ndërkombëtar” dhe prandaj Papa arrin në përfundimin: “Izraelitët dhe Palestinezët të gjejnë rrugën e dialogut dhe faljes të nevojshme për një shpresë të përbashkët dhe bashkëjetesë midis vëllezërve”.

Të fundit

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024

Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë. Euro sot...

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV