Ekzekutohet në mes të ditës 40-vjeçari në lokalin shqiptar, dyshimet e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beqir Kastrati, 40 vjeç, është vrarë me armë zjarri në Pejë. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15 e 35 minuta, në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë, teksa Kastrati po pinte kafe në një lokal.

Xhavdet Januzi me profesion mësues është afruar në lokalin ku ishte ulur Kastrati dhe e ka qëlluar atë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.

Përsa u përket shkaqeve të vrasjes, mësohet se autori dhe viktima kishin konflikte prej kohësh. Kastrati kishte debatuar edhe më herët me Januzin, pasi e akuzonte atë se i ngacmonte të bijën. Sot paradite të dy ishin takuar për t’u sqaruar, por siç duket debati nuk ka përfunduar pozitivsht.

Pas debatit verbal, Januzi ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe është kthyer në lokal duke e qëlluar Kastratin dhe duke e lënë të vdekur. Për momentin Januzi është shpallur në kërkim.

Të fundit

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë...

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit/ Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

Bashkia e Dropullit në Gjirokastër ofron atraksione kulturore për të eksploruar për të gjithë të apasionuarit pas historisë. Kryeministri Edi Rama ka promovuar këto site...

Proda pret diplomatin e Kinës/ Luftë kundër krimit të organizuar mes 2 vendeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Huang Xuehu. Fokusi i këtij...

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikim e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ky...

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’

Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat. Qyteti Foshan është më i godituri, ku...

Lajme të tjera

Web TV