Loja e ankimimeve me kufi 15 qershorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Ashtu siç pritej, për më tepër që opozita ka patur kontestime për zgjedhjet dhe PD është shrehur se nuk njeh as rezultatin, beteja është shvendosur në KQZ. Procesi i ankimimeve do të zërë faqet kryesore mediatike deri në datën 15 qershor kur është afati përfundimtar i ankimimeve për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë, sic dihet PD do të zhvillojë votimet e brendshme për kryetarin e ri të saj, ku sipas gjasave do të jetë sërish Basha. Pra zgjedhjet në PD do të jenë në 13 qershor, dy ditë para se KQZ të shprehet përfunimisht nëse PD dhe Basha ishin humbës në zgjedhje apo jo. Kryetari i PD edhe për një mandate, ndonëse do e zhvillojë fushatën e tij se i kanë manipuluar rezultatin, në datë 15 do të detyrohet të pranojë verdiktin e KQZ se zgjedhjet thjesht i ka humbur. Vëmendja në këto ditë është përqëndruar tek Komisioni i Ankimeve dhe i Saksioneve, që ka marrë në shqyrtim 24 kuti në qarkun e Beratit pas ankesës së LSI. Për vetë faktin se diferenca për të kapur një mandate LSI ish e vogël, është e natyrshme që qarku i Beratit të përcillet me një vëmendje të shtuar. Kështu procesi do të vijojë dhe gjatë ditës së sotme ndërsa nesër KAS do të marrë në shqyrtim dhe qarkun e Gjirokastrës. Gjithësesi buja që shoqëroi deklaratat e opozitës se do të paraqiste një vandak me prova për çdo qark, e që vërtetonin për manipulim të rezultatit, u mjegullua shpejt.  Dosjet e PD ishin të mbushura me vlerësime por jo me prova, gjë që zhvlerësoi jo vetëm pretendimet por dhe i dha shkas më tej dyshimit se procesi i ankimimit bëhet thjesht për të fituar kohë sa Basha të arrijë sërish të mbajë kreun e PD në zgjedhjet e brendshme. Pavarësisht kësaj, me provat dhe arguemnetet e paraqitura deri më tani, duket se panorama e zgjedhjeve por edhe e rezultatit nuk do të ketë ndryshim. PS duket e garantuar në maxhorancën e saj të 74 mandateve. Madje, ekspertë të ndryshëm theksojnë se nëse hapet gjerësisht procesi i ankimimit dhe e vlerësimit në kuti të votive, rrezikohet që ndonjë qark të veçantë, si në Elbasan, PS mund të përfitojë një mandate shtesë. Sidoqoftë, pa ndikuar për çdo pretendim të mundshëm, loja mbetet e hapur deri në 15 qershor.

Lexo edhe :  Pasojat që ka lënë Covidi në arsim dhe kulturë

 

Të fundit

2 mld euro shpenzohet në dhjetor, mundësi për ulje historike të nivelit të borxhit

Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjetor një shumë prej 196 miliardë lekësh (rreth 2 mld...

Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të enjte pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike mbi vendin tonë, për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata. Moti...

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani rrëfehet sonte ora 21:00, në...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Lajme të tjera

Web TV