Renditja speciale/ Këto janë 10 trajnerët më të mirë të sezonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungojnë akoma edhe 90 minuta lojë në kampionatet kryesore të Europës, por, me përjashtim të Ligue 1 dhe La Liga, lifta për tiull është mbyllur.

Finalet e Champions dhe Europa League ka pak mundësi që të ndryshojnë klaisifikimin e trajnerëve më të mirë të vitit të bërë nga Four Four Two.

Revista prestigjioze ka krijuar renditjen e 50 trajnerëve më të mirë në botë të sezonit 2020-21. Më poshtë janë renditur 10 të parët.

10. Hyn me meritë në top 10 Berndan Rodgers i Leicester. Trajneri i Djelprave ka fituar Kupën e Anglisë duke mundur Chelsea-n. Një arritje historike për skuadrën angleze.

9. Është kualifikuar në Champions League për vitin e tretë radhazi me Atalanta-n e tij. Gian Piero Gasperini ka udhëhequr bergamaskët drejt majës së futbollit italiane, duke arritur edhe finalen e Kupës së Italisë, të humbur kundër Juventus.

8. Fitues i freskët i Kupës së Francës, Mauricio Pochettino i PSG është në vendin e tetë.

7. Në vendin e shtatë është Thomas Tuchel. Trajneri i Chelsea-t ka bërë shumë mirë nga momentin që ka zbarkuar në Londër, duke e ndihmuar skuadrën të sigurojë finalen e Champions League.

6. Nuk mund të mungonte në renditje Hansi Flick, i ci li ka fituar gjithçka me Bayern-in e tij në sezonin e kaluar dhe ka mbrojtur titullin në Bundesliga në këtë sezon.

5. Në vendin e pestë është Julian Naglesmann i Leipzig. Trajneri, falë paraqitjeve të mira të skuadrës së tij, ka bindur Bayern Munich t’i besojë stolin.

4. Një shkallë larg podiumit është Jurgen Klopp i Liverpool, protagonist i një sezoni zhgënjyes.

3. Vendi i tretë për Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid. Cholo do të luajë për titullin në javën e fundit të La Liga-s.

Lexo edhe :  VIDEO/Kombëtarja e nis me ngjyrën e zezë, Shqipëria vesh uniformën e tretë kundër Anglisë

2. Në vendin e dytë është Antonio Conte. Trajneri i Inter ka marrë medaljen e argjendit pasi ka kthyer te titulli zikaltrit pas 11 vitesh.

1. Pep Guardiola kryeson këtë renditje speciale. Trajneri i Manchester City, kampion i freskët i Anglisë dhe fitues i Carabao Cup. Më 29 maj do të luajë në finalen e Champions League.

Të fundit

“Parada e modës” në Parlamanetin shqiptar dhe larja e xhamave të dielën!

Zonja që po e shihni duke pastruar, është Mette Frederiksen, Kryeministre e Danimarkës! Ndryshe nga “parada e luksit” që jemi...

Kursi i këmbimit, 23 Mars 2025

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.4 lekë në blerje dhe 99.2 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Publikohet në Fletoren Zyrtare Italiane marrëveshja për pensionet me Shqipërinë

Qeveria italiane ka publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje u firmos në shkurt të...

Moti i keq/ Anulohen deri të hënën në mbrëmje, udhëtimet me linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë

Autoriteti Portual i Vlorës, ka njoftuar se për shkak të motit të keq, duke nisur nga sot (e diel) deri të hënën (24 mars)...

Ulen temperaturat/ Rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin

Dita e sotme do të mbizotërohet nga mot i paqendrueshëm, me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV