Ibsen Elezi sulmon Agron Shehajn: Nuk ka kostum politik për të drejtuar PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibsen Elezi, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, ka deklaruar se kjo garë duhej të kishte më shumë barazi dhe vëmendje nga qendra duke nisur që me hapësirën kohore në dispozicion të kandidatëve duke e cilësuar kohe të shkurtër dhe të pamjaftueshne për fushatë.

“Komunikimi në nivel dege lihen të paktën 30 dite kohe sepse PD është e ndërtuar sipas strukturës se pushtetit lokal që kërkon 45 dite fushatë. Nuk është veprim i duhur nga kryesia për të ngushtuar këtë periudhë kohore dhe ta deformojë. Fushata ka vështirësitë e veta për afatet e kohore dhe mjete në dispozicion të kandidatëve të cilat janë në minimunin e saj. Do të bëjë një garë të fortë. Do t’i bëj thirrje gjithë demokratëve që të me votojnë. Por para se të kem dëshirë për të fituar kam hyrë për të shpalosur pikëpamjet e mia,” ka deklaruar ai.

Elezi komentoi edhe kandidimin e Agron Shehajt duke e vlerësuar si biznesmen të suksesshëm, por sipas tij Shehaj nuk ka një kostum politik për të kërkuar kreun e PD.

“Nuk kam dëshire të flas drejtëperdrejt sepse ai është kandidat. Unë mund të merrem me pikëpamjet e tij më shumë sepse në rastin e Lulzim Bashës kam arsye të shumta që të dal e ta kritikojë si kuksianë sepse të gjithë e mbajnë mend sesi Lulzim Basha ishte kundërshtar si Rama në dy protestat e kuksianëve për traun e rrugës së kombit.

Këtë nuk mund ta toleroj dhe nuk kam si të ndryshoj fjalët për interes politik. Shumë e bejnë për interesa politike. E dimë shumë mirë se kush është Lulzim Basha dhe dalin përditë me statuse dhe thonë ky është lider i madh. Agron Shehaj ka fituar nje respekt për shkak të sjelljes së tij në opinion publik. Për mua kanë rëndësi pikëpamjet e Agron Shehajt. Agron Shehaj ështe një njeri që nuk ka një staturë politike për t’i veshur një kostum dhe për t’i thënë se ky është kostumi. Vetëm këtë problem kam me tëe. Nuk mjafton që të dalësh e te thuash se jam një biznesmen i fuqishëm dhe do të jem politikan i sukseshëm. Se këta thonë se kështu u bë Trump. Trump nuk u bë se ishte miliarder,por për shkak të pikëpamjeve të veta. Sepse Trump doli e foli hapur për frymën e konservatorizmit në Amerikë.

Lexo edhe :  Rama: Biznesi i vogël ka zero taksë, është aleati ynë më i madh

Trump ngriti sasinë e votave në Amerike. Në rastin e Agron Shehajt ai është kandidat serioz sepse ka staf dhe di të bëjë fushatë ashtu si Lulzim Basha por qe nuk janë në kushtet e Trumpit. Ata do jenë në kushtet e humbjeve. Lulzim Basha vjen nga njeë humbje në 2013, ndërsa Agron Shehaj nga një dështim në Vlore dhe Tiranë. Ai ishte i pari në listën e deputëve në 2017 dhe duhet të ishte i pari prapë për të treguar nëse e ka çuar përpara aksionin e tij politik në Vlorë. Kishte më shume vota në Tirane, por pa dashur ta atakojë sepse ka shuma akuza dhe unë nuk merrem me akuza as për Lulzim Bashën, për akuza të korruptimit dhe krimit ekonomik, pa fakte dhe argumente. Unë merrem thjeshtë me mënyrën e të bërit politikë. Agron Shehaj erdhi dhe mori shume vota në Tiranë. Mund të ketë marrë edhe më shumë se Sali Berisha, por ai nuk ka staturën e Sali Berishës, i cili ka kostumin politik. Agron Shehaj duhet të ketë kostum politik. Unë kam qenë drejtues lokal dhe kam pasur kostum politik lokal. Por për disa komponentë kam dashur të ndërtojë kostumin tim politik. Dhe kështu në Tiranë do të mundohem të bëj politikë të drejtëpërdrejtë, një mjet shume i rëndësishem sepse në Tiranë e gjithë klasa politike flet me njerëzit me kodifikime,’ ka deklauar Elezi.

Të fundit

Netanyahu lëshon ultimatum ndaj Hamasit për lirimin e pengjeve!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas një takim katërorësh të kabinetit më herët sot në përgjigje të Hamasit, deklaroi se...

‘Unë jam me Erionin’,deputeti i del në mbrojtje Veliajt:Nuk mund ta trajtojnë si kriminel

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Me hashtagun “Me Erionin”, ai shprehet se dikush...

Pas një rrugëtimi të vështirë, Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca….”, nis kështu një video në Instagram e...

Qarku me shifrat më të larta, prefektja e Shkodrës sfidë kultivuesve të kanabisit

Shkodra vazhdon që të jetë ndër qarqet me numrin më të lartë të rasteve të kultivimit të kanabisit. Për këtë arsye prefektja e qarkut të...

Mega operacioni kundër mafies/ Policia italiane arreston 130 persona në Siçili

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një operacion të madh kundër mafies siciliane këtë të martë. Rreth 130 persona ranë në pranga në atë të cilën...

Lajme të tjera

Web TV