Dhuna në Fier, si qëndron e vërteta? Reagon ashpër Sindikata: Mjekët u vetëmbrojtën nga një i çmendur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë pasi emisioni “Stop” publikoi një video në të cilën shfaqej audio-regjistrimi i dhunës barbare që 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima, ka reaguar Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor.

Në një postim në rrjete sociale, Sindikata shkruan se më në fund u miratua ligji që dënon cdo person që godet apo shantazhon personelin shëndetësor në vendin e punës.

“Në rast të një skenari kur një familjar i çmendur që nuk mban dot presionin e sëmundjes së të afërmit të tij arrin të kërcënoj të shantazhoj dhe më pas të rrezikoj jetën e personelit duke u bërë promotor për ngjarje që nuk i dihet fundi, a duhet lejuar ky person që të kryej aktin e tij?

Dhe më pas të qajmë mbi trupin e një nga mjekëve apo personelit që në fund të fundit u zgjuan në mëngjes për të shkuar në një punë-mision, për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë njerëzish,”- shkruan ndër të tjera Sindikata.

Postimi i plotë:
Prononcim Publik i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor – SPSHSH
Pas shumë kohësh ku mjekë, infermerë, dhe personel shëndetësor u kthyen në thasë boksi, ku familjarë të pacientëve shfrynin stresin dhe tensionin që i mbërthen ata kur një anëtar i familjes së tyre kërcënohet nga sëmundja, u miratua më në fund ligji që dënon cdo person që godet apo shantazhon personelin shëndetësor në vendin e punës.
Masat janë të rënda dhe tashmë agresorët pendohen shumë shpejt pasi kanë bërë atë që u erdhi në mend për të bërë në një moment të caktuar.

Pak kohë më parë mes stafit mjekësor kishte ndër ta që mendonin që të pambrojtur nga strukturat e shtetit të mund të arrinin të mbroheshin edhe vetë. A është kjo e drejtë? Kjo pyetje është për diskutim?
Në rast të një skenari kur një familjar i çmendur që nuk mban dot presionin e sëmundjes së të afërmit të tij arrin të kërcënoj të shantazhoj dhe më pas të rrezikoj jetën e personelit duke u bërë promotor për ngjarje që nuk i dihet fundi, a duhet lejuar ky person që të kryej aktin e tij?

Lexo edhe :  "Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?"/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

Dhe më pas të qajmë mbi trupin e një nga mjekëve apo personelit që në fund të fundit u zgjuan në mëngjes për të shkuar në një punë-mision, për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë njerëzish.
Vendi i punës që quhet spital apo qendër shëndetsore, ku falet shëndet, e ku jepet jetë, ku njerëzit hyjnë të mërzitur dhe shumica dalin me një buzëqeshje pasi ndjejnë përsëri aromën e jetës, ky vend i shenjtë përbaltet shumë shpesh nga persona që mendojnë që mund të zgjidhin hallet me vetëgjygjësi, duke bërë që preja e tyre e radhës mund të jetë kushdo që ka një bluzë të bardhë.

Në një pjesë të mirë të kombeve, të bardhën e konsiderojnë si paqe e pastërti, por këtu tek ne ndodh ndryshe, e bardha në një vend të shenjtë që edhe gjatë një lufte nuk ngacmohet, nuk goditet, nuk bombardohet, është e njejtë si e kuqja për demin e tërbuar, duhet sulmuar duhet poshtëruar. Pyetja është përsëri e njejtë. A duhet lejuar kjo gjë?
Habiten i madh e i vogël duke dëgjuar që një mjek mund të mbrojë veten dhe kolegun duke u solidarizuar kundër veprimit, kundër shantazhit, kundër dhunës që pretendohet të ushtrohet mbi ta. Shtrohet përsëri një pyetje. A duhet të vetmbrohet personeli deri sa te ligji të vij? Përsëri diskutimi është i hapur por jo për Sindikatën e Punonjësve të Shërbimit Shëndetsor.
KJO SINDIKATE DO TË JETË PËRHERË PËRKRAH KOLEGËVE NË TË MIRË DHE NË TË KEQ.
MJAFT MË !!
NE NUK MUND DHE NUK DO TË LEJOJMË QË NJË FIJE FLOKU T’I PREKET PERSONELIT SHËNDETËSOR PËRDERISA JANË ATA QË CDO DITË PËRPIQEN ME VETMOHIM PËR JETËN E KUJDO QË KA NEVOJË.
TË GJITHË BASHKË PËR MË SHUMË SIGURI DHE TË DREJTA NË PUNË !!
KRYESIA E SINDIKATËS,
Tiranë, 27 Maj 2021.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV