Protesta e opozitës para bashkisë/ Policia publikon masat, ja rrugët që do të bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 10:00 opozita do të zhvillojë një protestë para bashkisë së Tiranës, ndërsa policia ka publikuar edhe një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Kështu njoftohet se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime”, thote policia.

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e sotme, 7 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Lexo edhe :  E pazakontë/ ‘Çmendet’ shqiptari në Itali, urinon në kazino dhe shkakton 50 mijë € dëm

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune./    S.M

Të fundit

Astrologët paralajmërojnë këto dy shenja, njihuni me horoskopin për sot 28 Maj 2024

Dashi Dita mund të fillojë e trazuar gjatë kësaj dite megjithatë do e kaloni gjithçka shpejt dhe do merrni frymë...

“Gati”, pjesë e listës së Sylvinhos, Jasir Asani pret me padurim Europianin

Jasir Asani u grumbullua nga trajneri i Shqipërisë për Euro 2024, edhe pse sulmuesi kuqezi nuk po aktivizohet te skuadra e tij në Kore,...

Pesë arsyet përse duhet të konsumoni qershi para gjumit dhe vetitë që kanë në organizëm

Vlerat dhe Vetitë e Qershive Qershitë përmbajnë vitaminë A, vitaminë C dhe kalium. Vlerat shëndetësore që merr nga konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin A...

Zyrtare: Më 28 Qershor publikohen të dhënat e Censit, në tetor…!

Të dhënat e Censit të popullsisë do të publikohen në 28 Qershor, ndërkohë që databaza e plotë do të jetë në dispozicion të publikut...

EMRI/ Forcat Shqiponja arrestojnë 25-vjeçarin me armë në makinë

Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, aksion në qytet mbrëmjen e sotme për ndalimin e personave me rrezikshmëri. Aksioni në disa...

Lajme të tjera

Web TV