Gati fadromat e IKMT-së/ Zabtuesit e bregdetit, 6 ditë kohë për të rrafshuar objektet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shembja e ndërtimeve informale përgjatë bregdetit do të nisë të hënën dhe pritet të kalojë në dy faza. Fillimisht IKMT-ja do të përqëndrohet në shkatërrimin e objekteve pa leje, ndërsa në muajin shtator do të prishen të gjitha ndërtesat që nuk plotësojnë kushtet për tu legalizuar, pavarësisht se kanë aplikuar.

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama ju ka dhënë 6 ditë kohë për “ndërtuesit” që kanë ngritur objekte pa leje përgjatë bregdetit. Duke nisur nga dita e hënë e javës që vjen, në të gjithë bregdetin shqiptar do të fillojë aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Shëngjini se “do të fshihet nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje”. Kryeministri Rama iu bëri thirrje të gjithë pronarëve të marrin masa brenda kësaj jave, në të kundërt, kryeministri iu kërkoi atyre të lexojnë Kodin Penal dhe të njihen me pasojat që i presin. Rama tha se kush ka të ndërtuar deri ditën e hënë të shembin ato që kanë ndërtuar, për të mos vazhduar me procedurën penale. “Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë punë edhe për një arsye tjetër, sepse operacioni fillon të hënën e ardhshme. Dua t’ua përcjell mesazhin të gjithë atyre që janë në kushtet e shkeljes së rëndë të ligjit, të lexojnë Kodin penal, dhe menjëherë të marrin masa tani, se do jetë vonë deri të hënën, për t’iu shmangur përballjes. Të lexojnë kodin se çfarë i pret në momentin kur konstatohet shkelja dhe kur duhet të ballafaqohen me ligjin”, tha Rama. Kryeministri theksoi se do të ndiqet procedura penale për gjithë zinxhirin, që nga punëtori i thjesht e deri tek ai që ndërton pa leje. “E dyta, unë dua t’ua bëj shumë të qartë gjithë zinxhirit që përfshihet në këto ndërtime, që nga punëtorët e thjeshtë, që me Kodin Penal janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Të gjithë do të ndalohen e penalizohen. E treta dhe më e rëndësishmja është se kjo është pasuria më e madhe që Zoti i ka dhënë këtij vendi. Kjo punë ka përgjegjësi. Unë dëshiroj nga sot këtu të jap një mesazh shumë të qartë për të gjithë ata cënues të kësaj pasurie, të tërhiqen tani, për të filluar të hequr atë që kanë bërë. Në cdo lloj situate që do të jetë ndërtesa, do të shembet, madje do të ketë edhe pasoja. Kush nuk do t’i pastrojë vetë inertet, do të paguajë rëndë edhe për këtë”, tha Rama. Të pranishëm në këtë takim në Shëngjin ishin edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame, të cilët thanë se të dyja institucionet do të bashkëpunojnë për pastrimin e bregdetit shqiptar. Çuçi tha se do të fillojë inspektimi në të gjitha hapësirat e zabtuara në bregdetin shqiptar. Sipas Çuçi kjo do të jetë e ndarë në faza. Shembjet që do të zhvillohen në muajin shtator do të jenë për objektet që nuk do të legalizohen. “Do merremi me të gjitha hapësirat e zaptuara në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Kjo do të jetë faza e parë. Në shtator do të fillojmë dhe me ndërtimet pa leje, që janë të palegalizueshme, për shkak të natyrës që kanë, me trajtimin e tyre në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që do të fillojmë edhe me pastrimin e rrugëve nacionale nga ndërtimet e paligjshme”, tha ministri i Brendshëm. Ndërsa kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame argumentoi se do të mbajnë përgjegjësi edhe punonjësit e Kadastrës nëse do të bëjnë legalizime në këto zona. “Jam i bindur që vetë ndërtimet me leje në këto zona janë të prirur të pastrohen nga këto objekte, që ju bllokojnë sezonin. Në zonat fare bregdetare, po koordinojmë t’i listojmë objektet, që ligji i ka njohur për legalizim, t’i skualifikojmë në grup këto objekte. Nëse policia do të evidentonte edhe shkelje të punonjësve tanë, do e kthej shkopin edhe nga vetja, për ndonjë legalizim, të mbajnë përgjegjësi. Ksamili është një zonë shumë e madhe informale. Shfryrja e tyre për sezonin turistik është e domosdoshme për të spastruar zonën e bregdetit. Është shëtitorja në Ksmail dhe përgjatë saj, poshtë apo lart saj të vazhdojë ky spastrim”, tha Lame gjatë takimit me Kryeministrin për pastrimin e vijës bregdetare.

Lexo edhe :  “Qeveria ka bllokuar Tik Toku-n”/ Berisha denoncon në KE: Po na kontrollojnë internetin!

 

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV