Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë aktori i njohur Pirro Mani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur, Pirro Mani.

Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij. Pirro Mani është bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani.

Ai ishte regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

 

Të fundit

Demokracia në SHBA nën presion

Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të...

Pashkët/ Berisha viziton Kishën Ortodokse në Kavajë: Kam dy dëshira për të ardhmen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës, ku uroi besimtarët për festën e Pashkës. I pritur nga...

Punëtori humbi jetën pas rënies nga lartësia në aeroport, arrestohet administratori

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në kantierin e ndërtimit të aeroportit në Vlorë, ku një punëtor humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia. Viktima,...

Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm? Çfarë e shkakton dhe si diagnostikohet

Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve...

Meta bëhet nostalgjik nga qelia, ndan foton nga Alpet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është bërë nostalgjik dhe ka ndarë një foto të tijën të bërë në Alpe. Meta, i cili ndodhet prej...

Lajme të tjera

Web TV