Vizita në Turqi/ Klosi jep detaje: Vijojmë shkëmbimet dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka dhënë detaje për vizitën dy ditore të delegacionit qeveritar shqiptar në Turqi, i cili ka mbërritur dje.

Në një lidhje ‘live’  Klosi ka zbardhur disa nga diskutimet që ka pasur me homologun turk Mehmet Nuri Ersoy për turizmin, duke nisur që nga shkëmbimi i eksperiencave, shkollat profesionale për turizmin deri tek turizmi blu, ose marinat.

“Nën drejtimin e kryeministrit, ne jemi një delegacion qeveritar me disa ministra dhe drejtues institucionesh për të kontaktuar me homologët tanë turq për të vazhduar shkëmbimet dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve tona. Në muajin prill në Gjirokastër ne firmosëm një marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë turke të kulturës dhe turizmit, për të realizuar disa pika bashkëpunimi dhe sot isha në zyrën e ministrit turk të Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy për të diskutuar ecurinë e këtyre pikave, që kanë të bëjnë në radhë të parë me shkëmbimin e eksperiencave tona në botën e turizmit duke vlerësuar maksimalisht eksperiencën dhe mënyrën se si Turqia ka ngritur një industri të jashtëzakonshme.

Shkëmbimi më i ngushtë i institucioneve tona, konkretisht Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Promovimit të turizmit turk është një nga pikat e negociuara, të debatuara dhe të diskutuara dhe të dakordësuar për të pasur mundësi që Shqipëria të marrë mbështetje nga një institucion i rëndësishëm i promovimit të turizmit në botë për të qenë pjesë e programit të përbashkët, për të marrë eksperiencë.
Ajo që duhet të ecim me shpejtësi të madhe, një problem i madh që kemi në Shqipëri sot është Akademia e përgatitjes së atyre që shërbejnë në fushën e turizmit dhe folëm gjatë me ministrin turk për të marrë një eksperiencë për menaxhimin e shkollave të formimit profesional, të cilat lënë shumë për të dëshiruar në Shqipëri në kuadër të kapacitetit. Besoj që eksperienca turke, mënyra si menaxhohet prej vitesh në Turqi, përgatitja e brezit të ri është shumë e rëndësishme ishte një nga pikat që zgjati më shumë në diskutimet me kolegun Ersoy. Shqipëria po përgatit lehtësira fiskale dhe projekte konkrete”, deklaroi Klosi.

Lexo edhe :  Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Klosi u shpreh se vizita është dy ditore dhe nesër përmbyllet aktiviteti. “Kemi takime me agjenci të turizmit dhe biznesin turk. Do ketë një informacion zyrtar, por janë disa ministra dhe titullarë institucionesh”, tha Klosi.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV