Zhdukja misterioze e shefit të drogës, dalin pamjet e reja: Ka gjurmë të caktuara që mund të jetë gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me zhdukjen misterioze të shefit të Antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç. Mësohet së telefonata e fundit e familjes se Elezoviç ishtë me 27 maj te këtij viti në mes të kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se Elezoviç mund të jetë gjallë.

“Jam njohur me rastin. Shpresoj se ky njeri është gjallë, dhe ne do të shohim diçka tjetër. Ka gjurmë të caktuara, por unë nuk mund t’i shpall ato tani”, tha ai.

Ndërkohë dy ditë më parë policia vendore e Shkodrës ka thirrur një shtetas për ta pyetur si person që mund të ketë dijeni rreth humbjes së Rudolf Elezoviq, por personi i pyetur ka mohuar se ka lidhje me këtë ngjarje ndërsa policia ka pasur dyshime se mund të ketë pasur kontakte me 54-vjeçarin që rezulton i humbur. Deri më tani policia e Shkodrës nuk ka asgjë konkrete rreth lëvizjeve të Elezoviq në pjesën shqiptare duke mos ditur se kë ka takuar shefi i Antidrogës i Ulqinit. Nga ana tjetër mësohet se 54-vjeçari ka dalë nga shtëpia e tij vetëm me celular duke lënë në banesë portofolin, mjetet e identifikimit dhe armën e punës. Autoritetet malazeze kanë kërkuar bashkëpunimin e prokurorisë në Shkodër dhe policisë dhe nga Mali i Zi menjëherë pas denoncimit për humbjen e zyrtarit të lartë nga Ulqini ka mbërritur një dosje Top Secret për të cilën vijojnë hetimet nga të dy shtetet edhe pse deri më tani nuk ka diçka konkrete rreth fatit të Rudolf Elezoviq.

Lexo edhe :  “USA Today”: Shqipëria mes katër destinacioneve evropiane spektakolare

ZHDUKJA
Autoritetet malazeze pas denoncimit të familjarëve për humbjen e 54-vjeçarit nisën hetimet ndërsa sollën materialet edhe në policinë e Shkodrës duke kërkuar kështu bashkëpunim dhje mbështetjen e autoriteteve shqiptare për gjetjen e shefit të antidrogës të Ulqinit dhe Tivarit.

Pala malazeze prej ditësh vijon kërkimet në lumin Buna në kufi me Shqipërinë ndërsa kërkime pritet që të bëhen edhe në pjesën shqiptare. Po ashtu nuk ka asnjë dëshmi lidhur me lëvizjet apo momentet e fundit të 54 vjeçarit Elezoviç përveç dëshmisë së familjarëve të cilët kanë treguar bisedën e fundit me të. Sipas familjarëve biseda e fundit e Elezoviq është: “Po shkoj deri në Shkodër se kam një punë. Nuk vonohem se kur të vij do i bie shkurt”, është shprehur shefi i Antidrogës, duke nënkuptuar se do të kthehej përmes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në lumin në Buna në zonën mes Pentarit dhe Reçit.

 

Të fundit

Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e...

Vizita e Ramës në Athinë, Ngjela: Grekët po tregohen injorantë me Belerin

Avokati, Spartak Ngjela e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë,  si një zhvillim shumë pozitiv dhe dëshmi se çështja shqiptare...

“Rama në Athinë, tur bashkimi”/ Deputeti socialist: Vullneti i PS është i madh

Deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku komentoi takimin e së dielës të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. Në një intervistë për “Special Report”...

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli ‘shpërthen’ ashpër: Do ju shaj gjithë jetën që…

Ditën e sotme, Luiz Ejlli nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it njoftoi se marrëveshja e tij me “Top Channel” përfundoi. Pas kësaj, ai...

Putini bën ndryshime në qeveri ndërsa Kremlini intensifikon sulmet në Ukrainë

Rusia ka filluar një ofensivë të re tokësore në rajonet verilindore të Ukraunës. Analistët thonë se Kremlini synon të shfrytëzojë dobësitë e Ukrainës përpara...

Lajme të tjera

Web TV