Simptomat e zgjatura të koronavirusit/ Brataj: Thelbësor diagnostikimi i tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka shpjeguar më gjerë sot simptomat afatgjata të COVID, që njihet ndryshe si “long COVID-19”. Me një postim të gjatë në Facebook, ku ka sjellë edhe përvojën e një pacienteje, Brataj thotë se ekziston mundësia që simptomat afatgjatat të përshkruara nga pacientët, mund të jenë për shkak të sindromave të ndryshme të shkaktuara nga Covid-19, duke përmendur sindromën pas terapisë intensive dhe sindromën nga lodhja post-virale.

Ndërsa citon një studim italian, të kryer mbi personat që kanë dalë nga një spital në Romë, Brataj shkruan se 87% e tyre përjetuan të paktën një simptomë 60 ditë pas fillimit të Covid-19, 55% e personave kishin tre ose më shumë simptoma midis të cilave lodhjen (53%), vështirësi në frymëmarrje (43%), dhimbjen artikolare (27%) dhe dhimbje gjoksi (22%).

Sindroma pas terapis intensive

  • Sindroma nga lodhja post-virale
  • Sindroma Long Covid
  • Disa njerëz mund të kenë më shumë se një sindromë njëkohësisht.

-Diagnostikimi i tyre është thelbësor për një aktivizim korrekt të mënyrave të trajtimit dhe asistencës post Covid-19.

Rishikimi thekson se ekziston mundësia që simptomat e përshkruara nga pacientët edhe në studime të tjera, mund të jenë për shkak të sindromave të ndryshme të shkaktuara nga Covid-19:

-Long Covid: konkluzioni i studimeve, reflektimet dhe sugjerimet

Ekziston një “perceptim” aktual dhe i përhapur që njerëzit e sëmurë nga Covid-19 ose shërohen, ose shtrohen në spital ose vdesin brenda një periudhe të caktuar kohe.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se për shumë njerëz që kanë kaluar Covidin ekziston një mënyrë më e ndërlikuar dhe e veçantë për arsye të kohëzgjatjes së simptomave nga sëmundja Covid-19!

Lexo edhe :  “Fëmijët t’i mbajnë, vajzën time do e varros në Durrës”/ Flet babai i Alma Arrazit

Prandaj është shumë e rëndësishme vendosja e një diagnoze të këtyre sindromave post-koronavirus, e cila duhet të njihet nga shërbimet shëndetësore dhe punëdhënësit. Njohja në kohë do të lehtësonte qasjen e këtyre pacientëve për nevojën e mbështetjes ndaj tyre dhe do të ofronte bazën për planifikimin e shërbimeve të përshtatëshme për ata. Edhe pse është shumë herët për të dhënë një përkufizim të saktë, një udhëzues është i nevojshëm për të arritur një konkluzion dhe për të vlerësuar të dhënat klinike në vazhdimësi.

Njerëzit përjetojnë një gamë të gjerë të simptomave luhatëse, multisistemike që duhet të njihen. Një temë e zakonshme është që simptomat lindin në një sistem fiziologjik dhe pastaj zvogëlohen vetëm për t’u manifestuar në një mënyrë tjetër në kohë.

Suportimi i komunitetit duhet të karakterizohet së bashku me kurimin spitalor. Ka ndikime të rëndësishme psikologjike dhe sociale, të cilat nëse nuk menaxhohen mirë, do të kenë pasoja afatgjata për individët dhe për shoqërinë. Shërbimet shëndetësore dhe të ndihmës sociale nuk janë të pajisura për të mbështetur njerëzit që bashkëjetojnë me Covid-19.

Nevojitet informacion dhe trajnim i personelit për efektet post Covid në vazhdim. Ekziston një nevojë urgjente për të kuptuar më mirë vazhdimin e simptomave dhe për të siguruar pritshmëri reale në progresion për këta pacientë.

Shumë pacientë vazhdojnë të kenë simptoma nga Covid-19 për një kohë të gjatë, ato ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre, prandaj duhen suportuar në vazhdimësi. Veçanërisht marrin një rëndësi të veçantë pacientët me këto probleme ti drejtohen menjëher mjekut të familjes, mjekut psikiatër, psikologut dhe shërbimeve sociale.

Dr. Skender Brataj

Të fundit

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Po punohet me ritme të shpejta

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar, ndersa 30 qershori është dita kur parashikohet...

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai i tij janë punonjës policie...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori...

Lajme të tjera

Web TV