Ish-Zonja e Parë e El Salvador dënohet me 10 vite burg, ja sa milionë dollarë duhet ti kthejë shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtësia në shtetin e vogël amerikano-qendror, El Salvador ka goditur ish-Zonjën e Parë të vendit.

Ana Ligia de Saca është dënuar me 10 vite burg për pasurim të paligjshëm. I njëjti dënim është dhënë dhe për vëllain e saj, Oscar Edgardo Sol Mixco.

Ajo duhet ti kthejë shtetit 17.6 milionë dollarë. Aktualisht burri i saj, ish-Presidenti Tony Saca e ka një dënim prej 10 vitesh burg. Ai gjithashtu duhet ti kthejë shtetit një detyrim prej 260 milion dollarësh.

Saca ka qenë President në periudhën 2004-2009 ku ka kryer krime sipas Gjykatës që e kanë çuar në pasurim ta paligjshëm të familjes së tij.

Të fundit

“Ishim te festa e punës”, 161 shoferë u arrestuan në 29 ditë

Janë 161 shtetas që u arrestuan pasi po drejtonin automjetin në gjendje të dehur. Kjo e dhënë raportohet vetëm...

Gjendet i pajetë në banesë vëllai i ish-deputetit socialist pak kohë pas daljes nga qelia

Vëllai i ish-deputetit te PS-së dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isarajt është gjetur i pajetë në banesë. Altin Isaraj u gjet në banesën e...

Humbet kontrollin e mjetit, drejtuesi sëbashku me pasagjerët përfundojnë në lumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Drino. Drejtuesi se bashku...

Bonusi i fundvitit, pensionistët: Nuk duam të hamë vetëm për vit të ri

Edhe në Berat vijon prej më shumë se dy javësh shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, të cilët bashkë me pensionin kanë marrë...

Tentoi të parakalonte me shpejtësi, përmbyset automjeti në aksin Librazhd-Përrenjas

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e...

Lajme të tjera

Web TV