Vodhën rërë dhe guacka në plazh, gjoba deri në 3 mijë euro për 41 turistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra turistë do të duhet të paguajnë shtrenjtë për ‘suveniret’ e tyre nga plazhet e mbrojtura të Sardenjës.

Media italiane bënë publike të shtunë se autoritet doganore të ishullit kishin dhënë gjoba deri në 3,000 euro për 41 persona të cilët ditët e fundit u përpoqën të largoheshin nga ishulli me një total prej 100 kilogramësh rërë, guaska deti dhe gurë të vegjël.

Agjencia e lajmeve LaPresse tha se në disa raste turistët kishin vendosur suvenirin e plazhit për shitje në internet, duke furnizuar tregun e paligjshëm të etur për suvenire të tilla, duke përfshirë zonat e turizmit përgjatë bregut smerald të ishullit italian.

Çanta me rërë, guacka dhe gurë u sekuestruan në aeroportet dhe portet e Sardenjës në përputhje me një ligj rajonal të vitit 2017 që përcakton gjoba nga 500 euro (600 dollarë) deri në 3000 euro. Rëra e kapur u kthye nga autoritetet në plazhe. Ligji synon të parandalojë efektin kumulativ të heqjes së rërës dhe guackave nga miliona turistë që dynden çdo vit në ishullin mesdhetar, i cili është i njohur për shtrirje të gjata të plazheve të pacenuara me rërë.

Të fundit

NBA/ Debutim ëndrrash tek Lakers, Luka Doncic rrëmben zemrat e tifozerisë vendase

Mbrëmja e së hënës risolli vëmendjen e sportdashësve amerikanë tek NBA pas finales së madhe të Super Bowl. Vëmendjen kryesore...

Presidenti Donald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për rikthimin e pipëzave plastike

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit ai rikthen në SHBA pipëzat plastike. Teksa nënshkroi urdhrin, Trump tha se...

Biografia e re e Marie Curie dhe urgjenca e njohjes së vlerës së shkencëtarëve femra

"Një gabim që i atribuon një burri atë që është në të vërtetë puna e një gruaje ka më shumë jetë se një mace!" Me...

Skandal në Spanjë, lojtari i Realit rrezikon të dënohet me 5 vite burg për…

Një skandal ka përfshirë lojtarin e Realit, Raul Asencio. Ky i fundit rrezikon të dënohet me 5 vite burgim, për shkak të një skandali...

Një i plagosur me armë zjarri në hyrje të Lezhës, shtrohet në spital me plagë në gjoks

Një është plagisur me armë zjarri ditën e sotme në hyrje të Lezhës. LEZHË – Një është plagisur me armë zjarri ditën e sotme në hyrje...

Lajme të tjera

Web TV