Lufta kundër krimit të organizuar / 27 hetuesit e BKH nisin trajnimin në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur sot trajnimi njëjavor në Itali i 27 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Këta të fundit do të trajnohen nga DIA italiane (Drejtoria e Antimafias).

Ambasada Italiane ka deklaruar se kjo do të shërbejë për të forcuar bashkëpunim policor me vendeve.

Nisma e trajnimit, e realizuar si pjesë e projektit Pameca V, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i udhëhequr nga Italia, synon të forcojë më tej bashkëpunimin dypalësh policor midis Italisë dhe Shqipërisë, duke e bërë më të mirë në dispozicion të kolegëve shqiptarë ekspertizën kombëtare për çështje të tilla si lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Duke u nisur nga Tirana, hetuesit shqiptarë u përshëndetën në Akademinë e Sigurisë nga Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci, i cili donte të theksonte cilësinë e punës së kryer së bashku në fushën e policisë kriminale dhe bashkëpunimin gjyqësor.

Aktiviteti trajnues, do të përbëhet nga seminare tematike që lidhen me tema me interes të përbashkët, me vizitat në strukturat e ekselencës siç janë Shërbimi Shkencor i Policisë, Qendra Kërkimore për Analizën e Informacionit Multimedia (CRAIM) dhe Postare, si dhe Policia e Komunikimit.

 

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV