Dy vëllezërit i vranë babanë para syve, trondit vajza nga Dibra: Sa herë dal në ballkon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera, nga fshati Luzni, i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshën. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të fshatit dhe në prani të vajzës së të ndjerit, Mirushes.

Kjo e fundit ka rrëfyer të gjithë historinë e asaj dite, ku pësoi traumë të rëndë, pasi babi iu vra nga dy vëllezërit para syve.

Mirushe Koneshi thotë se dy vëllezërit Mere nuk u mjaftuan, duke e qëlluar me plumba, por edhe pasi kishte rënë në tokë e goditën babain e saj me qytën e armës në kokë. Apeli i vajzës së të ndjerit Xhetan Konesha shkon për instancat shtetërore, që të largojnë nga aty familjen e autorëve, pasi është shumë pranë banesës së tyre.

“Babi ishte duke u futur te makina, i thirri dhe i tha ‘ndalu’. Vazhdoi duke sharë ai, me armën drejt, ja kishte drejtuar babit. Babi i doli para dhe i tha të flasë, çfarë ka me të. Ishim të gjithë afër, sa dolëm nga makina. Ai filloi duke sharë. Pastaj ai i thirri vëllait të vet, se e kishin bërë me paramendim, e kishin ndjekur babin prej tre netësh për ta vrarë. Doli vëllai i vet, babi ishte duke hipur në makinë, dhe ai qëlloi direkt. Babi u ndal dhe i tha që ‘me ty i sqaroj punët unë’. Ai pa u menduar dy herë e qëlloi babin. Pasi babi ishte shtrirë përtokë, i ranë dhe me qytën e automatikut. Edhe pasi shkuan te shtëpia, sërish qëlluan me automatik. Atyre iu bë qejfi, që vranë babin tim. I lutem shtetit t’i largojë se nuk i shikojmë dot. Sa herë dal në ballkon, i shikoj”, thotë vajza e të ndjerit për News24.

Lexo edhe :  “44-vjeçarja donte të ndahej nga i dashuri 34 vjeç”, detaje nga tragjedinë në Shkodër

Të njëjtin apel bën edhe bashkëshortja e viktimës. Emrie Konesha shprehet se ngjarja është tejet tronditëse jo vetëm për shkak të vrasjes, por sipas saj i është dhunuar kufoma e bashkëshortit. Emria është bijë te Merat dhe thotë se kurrë nuk e kishte menduar që dajat e fëmijëve të saj do t’i linin ato pa baba.

Ndërsa kunata e Xhetanit, fajëson strukturat e Policisë së Dibrës, të cilat sipas saj, nuk e kanë bërë punën e tyre, pasi kjo ngjarje e rëndë duhej të ishte shmangur, ndërsa rrezikon që ngjarja të përsëritet, pasi të dy familjet vijojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës./Bw

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV