“Jetoj në apartament 124 m2″/ Berisha “zbulon” pasurinë: Kam kursime 100.000 euro, diçka më shumë a më pak…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për shpalljen e tij “non-grata” nga DASH, duke thënë se ata nuk mund t’i gjejnë asgjë, si përsa i takon pasurisë, por edhe veprimeve të tij politike.

I pyetur se pse nuk e dha dorëheqjen dhe të shkëputej nga PD, Berisha sqaroi se nuk mund të ulë kokën ndaj shpifjeve që i bëhen atij.

Ish-kreu i PD tregoi në “Çim Peka Live” se ai do ta trefishojë betejën e tij, ndërsa përsa i përket pasurisë, tha se ka vetëm një apartament 124 metra katrorë dhe disa kursime deri në 100 mijë euro.

Dudushi: Pse kur u shpallët non-grata nuk u shkëputët nga PD, sepse ju e tërhiqni nga pas PD dhe të gjithë ata aty, kren e PD. Të dorëhiqeshit nga çdo funksion dhe të vazhdonit betejën personale që keni?

Berisha: Ashtu duket. Unë çfarë po kërkoj? Një fakt po kërkoj. Po doli një fakt unë jap dorëheqjen nga çdo gjë. Por nëse nuk më japin asnjë fakt mua, pse të dorëhiqem unë nga shpifjet që më bëjnë? Nëse do më nxjerrin fakte atëherë marr çdo vendim.

Dudushi: Nuk po them të ulni kokën dhe të pranoni shpifjet? Po them a ja vlen që beteja juaj të perceptohet dhe si betejë e PD?

Berisha: Jo PD nuk ka asnjë punë në këtë betejë. Unë jo vetëm që nuk dorëhiqem, por do e trefishoj betejën time. Më thoni pasurinë? Jetoj në një shtëpi 124 m2, 34 m2 më shumë se shtëpia që kam pasur në diktaturë. Kam 100 mijë euro kursime, diçka më shumë a më pak se di. Kaq. Po më gjetën më shumë gjëra…

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV