Gjermania heq kufizimet e udhëtimit për këto shtete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania pritet që të heqë kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë për turistët që vijnë nga një numër i madh shtetesh duke nisur nga 1 korriku. Lajmin e bëri të ditur qeveria të premten.

Kufizimet do duhet që t’i zbatojnë vetëm vendet që kanë një incidencë shtatë ditore të koronavirusit mbi 200.

Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Libani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Qipro dhe Ukraina janë hequr nga lista e zonave të rrezikut. Kjo vlen edhe për dy rajone në Norvegji dhe ishullin Madeira në Portugali. Kushdo që vjen në Gjermani nga këto zona nga toka në të ardhmen nuk duhet të respektojë më asnjë kufizim hyrjeje për shkak të Coronas. Për të gjitha këto vende dhe rajone, Ministria e Jashtme gjermane nuk bën më paralajmërim për udhëtimet.

SHBA dhe Kanada gjithashtu që nga e diela nuk janë më zona rreziku. Megjithatë, në këto dy shtete ekziston ende ndalimi i hyrjes për gjermanët që nuk jetojnë atje.

 

 

Për shkak të numrit në rënie të infektimeve me Corona, qeveria federale heq nga lista e shteteve zona rreziku edhe të gjithë Austrinë dhe pjesë të Greqisë, Kroacisë dhe Zvicrës. Kjo u njoftua nga Instituti Robert Koch (RKI). BE po punon për një “frenë emergjence” nëse situata përkeqësohet përsëri./DW/

 

Të fundit

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV