Rrëfimi tronditës i vajzës së përdhunuar në moshën 12-vjeçare: Shoqëria më quajti “të përdalë”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një rrëfim tronditës vjen nga një 12-vjeçare e abuzuar seksualisht, në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24. Vajza, që sot është 19 vjeçe, rrëfeu historinë e saj tronditëse, që i ndryshoi në mënyrë drastike jetën.

Ajo tha se ishte vetëm 14 vjeçe, kur u rrëmbye në rrugicën e lagjes në të cilën jetonte, nga dy të panjohur, nga ku njëri prej tyre abuzoi seksualisht duke e dhunuar dhe duke e shantazhuar se do ta trafikonte atë dhe te afërmet e saj. Pas abuzimit, e reja tha se në mesnatë e hodhën nga makina në rrugën, ku edhe e morën.

Pjesë nga rrëfimi:
Pas dy vitesh abuzim, si e more guximin të denoncoje?
Abuzimi im u mor vesh dhe unë ndihesha e paragjykuar. Tregova vetë, në fillim kushërirës sime, e cila i tregoi nënës sime. Më pas njoftova policinë dhe i thashë që një person më ka rrëmbyer. Tregova gjithë historinë time në polici dhe policia nisi hemin. U bllokova, nuk kisha zë të flisja, ndaj denoncova pas dy vitesh. Ishte një zë brenda meje, që më bëri të reagoj. Nuk doja të isha më skllave e dikujt. Personi më ka abuzuar haptazi, në mënyrë të përsëritur. E kam denoncuar çështjen, e mori dënimin, por ka dalë nga burgu dhe vazhdon e më kërcënon përsëri.

U more forcërisht, u fute në makinë nga dy persona dhe u abuzove…
Isha duke shkuar në dyqan, ora ishte 19:30 pasdite, muaji prill, po shkoja të blija disa ushqime. Pasi dola nga dyqani, doli një makinë gri, unë vazhdova rrugën, por makina më parakaloi. Zbriti një njeri i dobët, i vogël, më kapi te kapelja dhe më futi me forcë në makinë. Pastaj më thoshte që “më gjej numrin e kushërirës tënde, do të të çoj prostitutë në mal dhe me ty do bëj ndonjë lek”. Më thoshte mos t’iu tregoj familjarëve dhe as mos të shkoj në polici, pasi do më vriste familjarët. Emrin dhe mbiemrin ja mësova nga policia.

Lexo edhe :  Vrasja e biznesmenit në Ksamil, fqinjët: Nuk u dëgjuan të shtëna por vetëm ulërimat e nënës

Ku të çoi me makinë?
Më mori rreth 15 minuta nga fshati ku banoj, më çoi në një fshat tjetër, ishin toka, filloi të më zhvesh dhe më tha “ti do bësh çfarë të them unë”. Më uli përtokë, më hoqi pantallonat dhe bëri aktin. Unë nuk kisha forcë ta ndaloja. Më thoshte që “me ty do bëj lekë”. Më mbajti nga ora 19:30 deri rreth orës 12 e ca e natës. Më pas më ktheu sërish aty ku më rrëmbeu dhe më dha një të shtytur. Mami dhe gjyshja kishin dalë të më kërkonin dhe kishin gjetur pelushin tim të hedhur në ferrë, në momentin që më rrëmbyen. Mami më pyeti ku isha, por unë e fsheha nga frika. Mendova se babi mund të më vriste, pasi fshati ku banoj është me mentalitet shumë të cekët. Të nesërmen ja tregova kushërirës sime, që u gjend rastësisht te shtëpia ime. Pastaj, shkuam bëmë denoncim në komisariat me babin, i cili ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike, sa kërkoi të helmohej. Mua më tregonin të gjithë gishtin në familje, më thonin që “ti je e përdalë”. Më vunë një barrë shumë të rëndë mbi shpinë, sa edhe sot e kam mbi supe. Këtë barrë ma vunë edhe shoqëria, të cilët e morën vesh. Nga viti 2015, muaji mars, drejtori i shkollës më përjashtoi, pasi prindërit e abuzuesit folën me të. Drejtori më quajti edhe objekt trafikimi dhe më ngriti zërin në mënyrë të dhunshme.


Të fundit

Rrëfimi tronditës i vajzës së përdhunuar në moshën 12-vjeçare: Shoqëria më quajti “të përdalë”

Një rrëfim tronditës vjen nga një 12-vjeçare e abuzuar seksualisht, në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24. Vajza,...

Po shkarkonte produktet ushqimore, furgoni përplas për vdekje të moshuarin në Tiranë

Një aksident ka ndodhur në lulishten ‘’Artan Lenja’’ në Tiranë teksa një i moshuar ka ndërruar jetë. Furgoni i mallrave ishte duke shkarkuar produkte ushqimore,...

Atentat me ‘dron-tritol’/ Sulmohet biznesi i Lefter Kokës në Durrës

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në ambjentet e kantinës Gjergj Kastrioti Skënderbej në Durrës, pronë kjo që administrohet nga Lefter Koka. Raportohet se ngjarja ka...

Meta sulm të hapur ndaj Bashës: Turpin e faqen e zezë e paçin ata që më nxorën në pritë

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar opozitën për lënien vetëm në betejën ndaj mazhorancës. Në konferencën për shtyp, Ilir Meta i lidhi këto sulme me...

E shkarkoi Kuvendi/ Meta: Po pres me durim e qetësi të bashkëpunoj me shumicën e re

Presidenti Ilir Meta reagoi sot për herë të parë pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij me 104 vota. Në një bashkëbisedim me gazetarët,...

Lajme të tjera

Web TV