Aksidentoi 23-vjeçaren dhe i këputi këmbën, ‘arrest me burg’ për djalin e ish- zv. drejtorit të Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg”, për 19-vjeçarin, Jehon Breçanin, djalin e ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Aksidenti u regjistrua 4 ditë më parë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, Breçani, drejtuesi i automjetit ka përplasur 23-vjeçaren Xhesina Gega e cila ka mbetur pa njërën këmbë dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip “Benz”, që i jepte me shpejtësi duke e përplasur të renë dhe duke i këputur njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

 

Të fundit

Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të...

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit...

Të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme përgjatë lumit Guadalupe në Teksas të premten, duke lënë të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra...

‘Spastrimet’ në Bashkinë e Vlorës, Koçi: Edhe Fieri mezi e pret ‘ofensivën’!

Dorëheqjet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë...

Stabiliteti etnik, marrëveshja e Paqes midis Qeverisë së Maqedonisë dhe shqiptarëve

Më 5 korrik të vitit 2001, Qeveria e Maqedonisë dhe kryengritësit shqiptarë arrijnë marrëveshjen për paqe. Në vitin 2001, Maqedonia e Veriut - atëherë ende...

Lajme të tjera

Web TV