“Mua mu errën sytë dhe e mbyta”/ Piloti tregon zënkën me Caroline: Më tha të largohesha nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Mu errësuan sytë dhe e mbyta’- kështu u shpreh Babis Anagnostopulos, përballë policisë greke ditën e djeshme. Piloti grek, pranoi pas disa orësh marrje në pyetje se ai e kishte vrarë bashkëshorten e tij, Carolinë Crouch në prani të vajzës vetëm 1 vjeç.

Ai tregoi të vërtetën përballë oficerëve të policisë dhe se si e sajoi historinë e grabitjes. Motiv i krimit ka qenë sherri në çift pas vendimit të nënës 20-vjeçare për tu larguar nga banesa.

“Kohët e fundit kishim pasur fërkime. Ky debat doli sërish rastësisht atë mbrëmje. Në një moment ajo e hodhi fëmijën në krevatin e saj dhe më tha të ngrihesha dhe të largohesha nga shtëpia. Ajo më shtyu dhe më goditi me grushte. Mua mu errën sytë dhe e mbyta. Më pas sajova grabitjen”, ka thënë 32-vjeçari përpara hetuesve.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik grek, pasi piloti 32-vjeçar tentoi shumë manovra me qëllim të mos zbulohej krimi që kishte kryer. Madje në një nga dëshmitë  tij, piloti tha se kishte njëri nga grabitësit fliste gjuhën shqipe.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV