Goditja në jug/ FNSH dhe oficerët e SPAK zbarkojnë në Sarandë, kush është prokurori i arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka bërë sot një goditje të fortë në jug të vendit, ku është arrestuar prokurori Sali Hasa dhe disa persona të tjerë.

Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe oficerët e SPAK ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Sarandës, ku po bëjnë kontrolle pas arrestimit të prokurorit.

Hasa u vu në pranga nga SPAK si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Njoftim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

-Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Lexo edhe :  Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

-Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

-Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

-Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 19.06.2021 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.40 datë 17.06.2021. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV