Mikesha e familjes i rrëfen të gjitha: Në varrimin e Caroline e kuptova që ai ishte vrasësi nga gjesti që bëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mikeshë e ngushtë e familjes të së ndjerës Caroline ka rrëfyer për median greke TheNeëspaper.gr se e kishte kuptuar që Babis e kishte vrarë, pas një gjesti që bëri gjatë varrimit të saj. Qëndrimi i tij në varrimin e bashkëshortes së tij më 14 maj në Alonissos, ngriti dyshime në komunitetin lokal, se vrasësi mund të ishte ai. Ajo që ngjalli dyshime se ai mund të ishte vrasësi, ishte se nuk i dha nderimet e fundit bashkëshortes së tij siç duhej.

‘Gjatë gjithë ceremonisë ai nuk i afrua as dy metra arkivolit të Caroline. Ai gjithmonë rrinte larg saj dhe më bëri përshtypje që ai as nuk e shikonte. Të gjithë njerëzit që ishin brenda tempullit kaluan dhe i dhanë lamtumirën e fundit Caroline. Në këtë proces preket e vdekura dhe luten mbi të. Është imazhi i fundit. E megjithatë piloti nuk u afrua kurrë. Ai nuk i dha lamtumirën e fundit asaj, madje as nuk e preku. Ai nuk bëri asgjë që bënë të tjerët. Sapo shkova në shtëpi, i thashë familjes time se Babis e kishte vrarë Caroline’ është shprehur mikja e familjes me lot në sy.

Pasi u mor vesh se Caroline ishe vrarë, gjakftohtë Babis përqafoi të vjehrrën disa minuta para mbërritjes së tij në GADA. Susan, nëna e vajzës së vrarë dhe babai i saj, janë mbyllur në shtëpinë e tyre në Chora të ishullit, pas rrëfimit të 32-vjeçarit Babis para autoriteteve të policisë.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV