Planifikoi krimin “perfekt”/ Si luajti teatër për 37 ditë vrasësi grek, psikiatri zbulon gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta përrallore që ata treguan përmes fotove në rrjetet sociale mesa dukej nuk ishte e tillë. Qëndrimi i tij i ftohtë dhe sjellja e tij para kamerave, u analizua nga të gjithë të cilët nuk nguruan ta cilësonin atë si vrarës.

Dhe në fakt kishin të drejtë. Babis Anagnostopoulos, luajti teatër për 37 ditë, duke bindur kombin që po kërkonte të vërtetën për vrasjen e 20-vjeçares, duke thënë se gruaja e tij e dashur ra viktimë e grabitësve të pamëshirshëm.

Psikologu Athanasios Hambesis shpjegon se çifti “fshehu” problemet e tyre, duke treguar përmes mediave sociale se ata kishin një jetë përrallore që çdo grua do të dëshironte. Në të njëjtën kohë, ai shpjegon sjelljen e pilotit 32-vjeçar, për të cilin tha se ai kishte kryer një krim të përsosur.

“Krimi që bëri 32-vjeçari ishte i neveritshëm. Ky njeri kishte planifikuar ‘krimin e përsosur’ në mendjen e tij. Ky nuk është një vendim i momentit. Atë natë fatale çifti ka shkëmbyer mesazhe nga dhoma të ndryshme të shtëpisë. Ne dalim në përfundimin se ata ishin të distancuar nga njeri-tjetri pavarësisht se jetonin në një shtëpi, ” tha Hambesis dhe shpjegon se ata nuk e kuptuan seriozitetin e problemit që ishte krijuar.

“Ata nuk arritën të kuptonin as vetë seriozitetin e problemit. Ekzistonte një distancë mes tyre ndërsa në rrjetet sociale ata tregonin një tjetër pamje.

Ata gjithashtu kanë fshehur diçka. Nëse ai do të ishte treguar i logjikshëm dhe nëse do të kishte ndjenja mbase do të gjente një zgjidhje dhe do të ndaheshin në mënyrë dinjitoze,” tha psikologu Athanasios Hasempis duke shtuar se piloti ishte i lodhur mendërisht.

“Në një moment ai ka humbur kontrollin, nuk ka duruar më presionin brenda tij dhe për një periudhë të shkurtër ai do të kuptojë aktin e tij të urryer.

Lexo edhe :  "Nuk dua të vdes i pasur", Bill Gates do japë 200 miliardë dollarë për të varfrit

Ai ende nuk e ka kuptuar që ai vrau nënën e fëmijës së tij.”

Të fundit

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Fiton ose jo PD-ja!/ Berisha zbulon se kur do të tërhiqet përfundimisht nga politika

Në një dalje televizive kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nëse ekziston mundësia që ai të tërhiqet dhe në vendin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV