Xhaçka në Forumin e Antaljas: Konferenca e parë Ndërqeveritare, kyç për besueshmërinë e BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku ishin pjesë panelistë si europarlamentari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta.

Ministrja Xhaçka theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj.

“Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së çdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit çdo arritje standartesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e rradhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështje e pazëvendësueshme për reformat e vështirq që jemi duke zbatuar”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Lajçak dhe Lagodinsky nëvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për tre ditë rradhazi, në Turqi u mbajtën Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya ku morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës e ku Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

 

Të fundit

Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

Nga Fernada Cenko Nuk është e lehtë të shkruash për Artan Lamen. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse ai nuk...

Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

Ndërsa opozita po mbetet dyerve të institucioneve për të gjetur të vërtetën e saj pretenduar për “zgjedhje të manipuluara” Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Ç’është Ulqini për ne?

Eduart Caka  Para disa javësh u gjenda në Ulqin për një konferencë mbi zonën e Anës së Malit. Aktiviteti përkonte me disa ngjarje të rëndësishme që po...

5G në Shqipëri, shpejtësi dhe frikë

Nga Leonard Veizi 5G ka hyrë në Shqipëri. U vonua ca, por tani po shtrohet këmbëkryq. Një gjë të tillë e kam thënë dhe më...

Lajme të tjera

Web TV