Grabitën vilat luksoze në Mikonos, arrestohet banda shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bandë grabitësish shqiptarë është shkatërruar në ishullin luksoz të Mykonos në Greqi.

7 persona kanë rënë në pranga të drejtuar nga një 35-vjeçar. Në total banda kishte kryer 39 vjedhje dhe kishin marrë nga vilat para, sende me vlerë, orë dore, syze dielli, parfume, laptopë, pajisje elektronike, çanta, portofola dhe telefona celularë me vlerë më shumë se 320 mijë euro.

Në fakt, kjo bandë sipas informacioneve nga mediat greke kisthe vepruar dy periudha, e para nga 28 nëntori deri më 7 dhjetor 2020 dhe e dyta nga 28 maji i këtij viti deri të martën që shkoi.
Sendet e vjedhura autorët i mblidhnin në banesën ku jetonin në Mykonos dhe më pas i dërgonin në vendet ku banonin realisht.

6 burra dhe një grua janë arrestuar deri tani të moshës nga 25 vjeç deri në 35 vjeç.

Të fundit

Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin...

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte teorinë e relativitetit. Një grua në...

Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të tjeërë janë të shpallur në...

Kontrata e mbetur e Diogo Jotas, Liverpool bën gjestin e madh për familjen e tij

Bota e futbollit është ende e tronditur nga vdekja tragjike e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva. Një humbje që ka prekur thellë jo vetëm...

Rama ultimatum zaptuesve të Lungomares: Nga e hëna, s’do keni asgjë në dorë

Kyeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum pronarëve të bareve dhe restoranteve në Vlorë për lirimin e trotuareve në zonën e Lungomares në Vlorë. Ky...

Lajme të tjera

Web TV