SHBA dhuron mbi 100,000 dollarë për Byronë Kombëtare të Hetimit, Yuri Kim: Mbështesim luftën kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA do të mbështesë Byronë Kombëtare të Hetimit me 100 mijë dollarë pajisje për të gjithë hetuesit e rinj. Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjete sociale një ditë pas takimit që ka pasur ambasadorja Yuri Kim me hetuesit e BKH-së.

Kim ka deklaruar ditën e djeshme se mbështetja e SHBA-së do i inkurajojë hetuesit në punën e vështirë dhe shumë të rëndësishme që ata do të kenë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK ku deklaroi se SHBA do t’i dhurojë hetuesve të rinj të BKH-së 100 mijë dollarë pajisje. Ambasadorja përgëzoi investiguesit e rinj, të cilët aktualisht janë në trajnim. Ata u zgjodhën mes qindra aplikantëve duke përmbyllur disa faza trajnimi me shkrim, gojë dhe teste fizike, dhe verifikime pasurie e figure. Ajo theksoi se mbështetja e SHBA-së do i inkurajojë hetuesit e rinj në punën e tyre të vështirë për të luftuar krimin e organizuar.”

Ditën e djeshme ambasadorja Kim u takua me kreun e SPAK dhe të BKH-së si dhe me hetuesit e rinj të kësaj strukture.

Të fundit

Mesazh mashtrues në Whatsapp,kërkon të votohet një sondazh për të përfituar bursë studimi

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdesë nga disa mesazhe që janë...

Tregu i luleshtrydhes në ngërç/Fermerët: Prodhimi ynë s’ka pesticide,shteti ta verifikojë

Fermerët e Frakullës në Fier, të cilët merren me kultivimin e luleshtrydhes po hasin vështirësi të shumta, duke filluar nga sigurimi i tregut për...

TikTok sërish në kritika dhe akuza: Shfrytëzon fëmijët që lypin kur dalin ’live’

Përtej lypjes, në fakt, shumë nga videot shfaqnin fëmijë dhe të rritur nga vendet e varfra të filmuara duke kryer veprime të rrezikshme ose...

‘Çmendet’moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’në këtë vend, humbin jetën dhjetëra persona

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 33 njerëz në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos. Banorët e dëshpëruar po përpiqen të...

Këtë verë, më shumë turistë/ Kasa: Hotelet me 4 dhe 5 yje, të rezervuara plotësisht

Jemi ende në fillim të prillit, por rrugët e Tiranës janë plotë turistë.  Shqipëria vijon të zgjojë interesin e të huajve.   Operatorët  turistikë parashikojnë...

Lajme të tjera

Web TV