SHBA “fshikullon” BE-në/ Zhgënjim për refuzimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer, tha se SHBA-të kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të mos mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Palmer: Konkurrentët tanë gjeo-politikë po përpiqen në mënyrë agresive që të minojnë besueshmërinë e SHBA-së dhe BE-së.

 

Nga Fernada Cenko

 

Shqipëria ka marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i takon mos mbajtjes së konferencave të para ndërqeveritare me vendin tonë dhe me Maqedoninë e Veriut. Zëvendësndihmëssekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer në “Forumin e Prespës për Dialog” shprehu zhgënjimin e madh që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeti jashtë, pavarësisht mbështetjes së fortë të presidencës portugeze të BE-së dhe disa partnerëve europianë. Sipas Palmerit, kjo bëhet edhe pengesë për veprimet e SHBA-së. “Sepse kjo, sinqerisht, prek edhe objektivat dhe veprimet tona. Këto shtyrje kanë dobësuar ndikimin kolektiv të SHBA-së dhe BE-së dhe kapacitetet e tyre për të çuar përpara objektivat tona të përbashkëta në rajon, ndër to jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe kryerjen e reformave kushtetuese dhe ato të integrimit europian në Bosnje-Hercegovinë, por edhe çështje të tjera më të gjera rajonale”, theksoi ai.

 

SHBA për KiE

 

Palmer gjatë deklaratës së tij ka thënë se mirëpresin njoftimin nga KiE për asistencën e paranatërësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, pasi do të bëhet plani i investimeve. “SHBA mirëpresin njoftimin e fundit të Komisionit Europian lidhur me marrëveshjen për asistencën e paraantarësimit, që do të financojë planin e investimeve të BE-së”, tha Palmer. Ai ka shtuar se Gjermania ëhtë gati ti hapë dyert kërtyre dy shteteve të bëhen pjesë të negociatave për antarësim. “Do të dëshiroja të rikujtoja këtu atë që Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi së fundmi se ”është thelbësore që Bashkimi Europian u qëndron angazhimeve të tij ndaj rajonit. Kjo përfshin edhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Palmer. Ai këtë pjesë e lidhi edhe me zërat e tjerë kritik që flasin mbi rolin e SHBA-së në rajonin tonë. “Sikurse deklarova, mbetet ende shumë punë për t’u bërë, për më tepër kur konkurrentët tanë gjeo-politikë po përpiqen në mënyrë agresive që të minojnë besueshmërinë e SHBA-së dhe BE-së në rajon dhe integritetin e angazhimeve tona kolektive. Rreziqet vazhdojnë të rriten. Kam hasur në kritika të përsëritura lidhur me rolin e SHBA-së në këtë rajon. Ndokush madje guxon të thotë që SHBA-ja është angazhuar me dorë të rëndë. Ka të tjerë që shprehen se SHBA-ja në fakt nuk është e angazhuar mjaftueshëm. Fakti është që SHBA-ja ka qenë në angazhuar vazhdimisht në realizimin e qëllimeve të saj të përgjithshme”, shtoi Palmer.

Lexo edhe :  Socialistët nisin festën!/ Rama mban sot fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej

 

SHBA për Rajonin

 

Zëvendësndihmëssekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer në Forumin e Prespës për Dialog është ndalur edhe tek vizioni i SHBA-së për rajonin, pasi sipas tij rajoni duhet të jetë i integruar në BE dhe në strukturat Euro-Atlantike. “Vizioni ynë afatgjatë për rajonin është një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët e tij, i qëndrueshëm, i begatë dhe i integruar në Bashkimin Europian dhe në strukturat Euro-Atlantike. Ajo që më jep shpresë është që ky nuk është vetëm vizioni i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, por është gati e padallueshme nga ajo që kërkojnë edhe partnerët dhe aleatët tanë europianë. Madje edhe më e rëndësishme është që ky vizion është gjithashtu vizioni i artikuluar qartë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor”, vijoi ai. Palmer tha se vizioni i SHBA-së është të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër Bashkimit Europian. “Ky vizion i përbashkët përfaqëson fuqinë tonë të përbashkët dhe duhet të shërbejë si udhëzuesi ynë ndërsa ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për ta sjellë Ballkanin Perëndimor më pranë Bashkimit Europian. Ne nuk duhet të harrojmë këtë objektiv, pasi përndryshe rrezikojmë të dështojmë në dekadat e ardhshme në përpjekjet për një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe si pjesë e një familjeje të fortë trans-atlantike”, tha Palmer. Ai ka dhënë një mesazh për të gjithë drejtuesit e Rajonit se duhet të marrin në dorë të ardhmen europiane. “Udhëheqësit e rajonit duhet të marrin fort në dorë të ardhmen europiane dhe të gjenerojnë presionin e brendshëm i nevojshëm jo vetëm për të arritur progres kolektiv në një të ardhme të afërt, por të ndryshojnë në mënyrë aktive rrëshqitjen në një territor regjimesh hibride. Përndryshe, bashkëpunimi ekonomik rajonal dhe rimëkëmbja e qëndrueshme ekonomike do të mbeten përjetësisht të paarritshme”, tha Palmer. Sipas tij, udhëheqësit në rajon duhet të krijojnë dhe shfrytëzojnë tani mundësitë për zgjidhjen përmes dialogut dhe kompromisit të të gjitha dallimeve, që frenojnë vendet dhe popujt e tyre në arritjen e potencialeve të tyre të plota. “Nëse kjo nuk është gjithëpërfshirëse, atëherë kjo do të mbetej përgjysmë”, deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

 

Kosova

 

Zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndalur edhe tek Kosova. Ai kërkoi shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave si dhe ky shtet i ri të ketë një qasje positive me fqinjët e saj. “Për këtë qëllim, SHBA-ja po nxit Kosovën për një qasje pozitive me fqinjët e saj dhe nxit fqinjët e Kosovës që ta përfshijnë Kosovën me të njëjtën frymë pozitive. Me të njëjtën rëndësi, SHBA-ja po nxit Serbinë që të marrë një angazhim politik për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit”, shtoi ai.

Të fundit

Jo vetëm armatim/ Propozimi që Rama u bëri liderëve të Evropës:Pse të mos imagjinojmë…

Një aleancë përtej armatimit’, ishte propozimi i kryeministrit Edi Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Rama kërkoi që unioni...

Zelensky në Tiranë:Putin nuk po përpiqet për paqen, dërgoi delegacion të nivelit të ulët

Presidenti Volodymyr Zelensky tha në samitin e Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet sot në Tiranë, se gatishmëria e treguar nga presidenti Vladimir Putin...

Gurë në rrugë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen

Reshjet e pa ndërprera të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Rrëshen. Si pasojë e shiut...

Rama: Zoti e shpëtoi Trumpin nga plumbi sepse i plotëfuqishmi kishte një plan për Europën

Kryeministri Edi Rama është shprehur se se Zoti e shpëtoi Presidentin Donald Trump kur u qëllua me armë zjarri, jo vetëm se kishte një...

Analiza e Fjala.al: 100 mijë pragmatistët (ish-LSI) vulosën rezultatin e zgjedhjeve

Duke qenë se procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit (në Shqipëri, pa diasporën) ka përfunduar, është koha për të bërë...

Lajme të tjera

Web TV