SPAK hap dosjen e madhe: Policë, zyrtarë lokal dhe një prokuror bien në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillohet në vendin tonë një nga operacionet më të mëdha në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, në bashkëpunim me SPAK dhe prokurorinë e Barit në Itali. Të arrestuarit janë nga drejtues në kupolën e policisë, prokuror dhe zyrtarë lokalë. Katër të arrestuar u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe zbërthyen gjithë grupin që dyshohet se trafikoi rreth 6 ton drogë nga viti 2014 deri më tani.

Pas tre vitesh hetim në katër shtete, përfshi edhe Shqipërinë u zhvillua operacioni i madh anti-drogë ku u arrestuan 28 persona. Në pranga kanë rënë efektivë policie, përfshi edhe dy troprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, ky i fundit për ironi të fatit kishte aplikuar për të qenë pjesë e SPAK, por tashmë arrestohet me urdhër të SPAK. Operacioni “Shpirti” u zhvillua në orët e para të mëngjesit të djeshëm për të përfunduar në mesditë me 28 të arrestuar, ku katër janë në masën “arrest shtëpie”, ndërsa 24 të tjerë “arrest me burg pa afat”. Gjithçka ka nisur nga hetimi i prokurorisë italiane tre vite më parë dhe falë bashkëpunimit me katër të penduar është bërë i mundur zbarthimi i të gjithë rrjetit i cili në një kohë të shkurtër ka trafikuar gjashtë ton drogë kanabis, hashish dhe kokainë. ”Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), një prokuror, tre zyrtar të lartë të policisë e dy punonjës të tjerë policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm”-thuhet në njoftimin e SPAK. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë. “Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashish, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.”- shkruan SPAK.

Hetimet dhe dëshmitë që fundosën trafikantët

Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero De Raho ka folur në lidhje me operacionin “Shpirti”, i cili u shtri në 4 shtete. Gjatë fjalës së tij, De Raho tha se ky operacion ndjek atë të disa muajve më parë që u zhvillua mes dy vendeve, ndërsa e cilësoi dhe punën e SPAK shumë cilësore. Mes të tjerash zyrtari italian tha se bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë do të vijojë. “Dua të falënderoj Abern Krajën, të cilit u shpreh komplimente. SPAK po çon para punën prej disa kohësh që kur Arben Kraja mori këtë detyrë. Duhet të nënvizojë se në këtë operacion që ndiqet prej disa muajsh nga SPAK me Prokurorinë e Barit, me një skuadër investigative të përbashkët. Kjo skuadër e përbashkët, ndjek disa skuadra investigative që janë bërë në kohë. Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë, është e ngushtë dhe konstant. Sot në këtë pikë u arriti një objektiv që tregon se si bashkë mund të zbulojmë dhe aspekte që kanë të bëjnë me disa padrejtësi që bëhen nga disa institucione. Dua të nënvizoj faktin se operacioni i bërë nga EUROJUST ka bërë një ndarje konstante të informacionit. Bashkëpunimi Itali-Shqipëri konsiston që të krijohen strukturat për të luftuar kriminalitetin e organizuar. Kjo është me rëndësi pasi qytetarët mund të kenë besim tek strukturat e këtij operacioni”-deklaroi De Raho. Ndërsa nga ana e tij kreu i SPAK pasi felenderoi palën italiane dhe të gjithë agjencitë e tjera ligjzbatuese, përfshi edhe Policinë e Shtetit për ekzekutimin e urdhër-arresteve tha se se për këtë dosje hetimet janë të plota, pas më shumë se një viti hetim intensiv dhe me profesionalizëm. “Është një skuadër e përbashkët që ka mbi 1 vit e gjysmë që vijon operacionin. Një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të suksesshëm. E rëndësishme në mbledhjen e provave dhe arritjen në konkluzionin konkret dhe zbatimin e 28 masave në Tiranë. Moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm i kryer. Është evidentuar i gjithë zinxhiri i kultivimit dhe transportit në Itali i lëndëve narkotike. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik në këtë lloj aktiviteti. Bëhet fjalë për prokurorë, zyrtarë policie administratorë të qeverisjes lokale. Janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlera miliona euroshe”-tha Kraja.

Zanafilla në vitin 2014

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuader të Operacionit ‘Shpirti’, në lidhje me hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna te rendesishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, pjestar të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparëshme bërë në Shqipëri si pjesë e operacioneve ‘Shefi’dhe ‘Kulmi’ në mars të vitit 2018 e në qërshor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishme. “Një e re absolute e këtij hetimi është kontributi i çmuar i bashkëpuntorëve të drejtësisë, të gjithë shtetas shqiptar, deklaratat e të cileve, në lidhje me krimet e kryera në Shqipëri dhe në Itali, janë mbledhur në Bari nga prokurorët e D.D.A-së lokale e të SPAK-ut të Tiranës e pasi janë verifikuar përkatësisht, janë përdorur – në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore – në procedimin penal shqiptar”-shprehen burimet. Operacioni është shtrirë në katër vende për grupin me 38 anëtarë dhe masat e sigurisë të dhëna nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, te zbatuara ne Shqiperi, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë, plotesojnë kuadrin hetimor – të pasurive e masave te sigurimit personal – të bëra në Shqipëri nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe ne lidhje me fenomenet e korrupsionit e shperdorimit te detyrës që i përkasin zyrtarëve publik – kryesisht pjestar të forcave të policisë shqiptare – të cilët kanë garantuar që “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike të mos ndëpritej kurrë.

Lexo edhe :  "Fjala.al" parashikoi fituesin e zgjedhjeve, rënien e PD dhe mandatet e PSD! Ku gabuam?

Emrat e 28 të arrestuarve:

 

Geri Zylyftari

Erind Zylyftari

Arjan Zylyftari

Artur Krasniqi

Ilirjan Balla

Maksim Sota

Festim Lelaj

Shkëlzen Daci

Eltjon Bregasi

Paul (Agustin) Deda

Hekuran Marku

Hamid Seferi

Leonidha Sejdiaj

Ilir Gaba

Luan zylyftari

Cezar Gjomemo

Saimir Kurti

Malton Lleshi

Erind Hysomemaj

Klajdi (Ademi) Hysomemaj

Toni (Elton) Kushi

Erion Hoxhara

Shkëlzen Kamberi

Bernard Tahiraj

Matenglen Çaçi

Aleks Memaj

Jovan Memaj

Aleksandër Neço

Operacioni “Shpirti”/ Dosja ende e hapur, të tjerë zyrtarë nën hetim, reagon Kim, Çuçi dhe Soreca

Menjëherë pas aksionit të madh të zhvilluar ditën e djeshme, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, duke u ndalur në implikimin e punonjësve të policisë në trafiqe. Çuçi: “Proces vetëpastrimi nga ata që nuk e meritojnë të jenë në agjencitë ligjzbatuese, do të ketë të tjera rezultate”.

Ministri i Brendshëm, Bledi çuçi ka reaguar për operacionin ”Shpirti” ku u arrestuan dhjetëra persona mes të cilëve dhe zyrtarë të shtetit në Shqipëri si prokurori Maksim Sota, zyrtarë të lartë policie dhe dy shoqërues të Saimir Tahirit.Sipas ministrit,  ky operacion shërbeu edhe si një vetë-pastrim nga ata që nuk meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese. “Policia e Shtetit ishte pjesë e një tjetër opëracioni ndërkombëtar për goditjen me ashpërsi të elementëve kriminalë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, të dyshuar për korrupsion e pastrim parash, mes tyre edhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese. Ky është edhe një proces vetë-pastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit”shprehet Çuçi në një reagim në rrjete sociale. Me tej, titullari i Ministrisë së Brendshme shprehet se hetimi i mirë-koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që janë sot partnerë dinjitozë në luftën kundër krimit të organizuar, që nuk njeh kufij. Aksioni, shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, megjithë kompleksitetin e tij. “Pasuri të dyshuara me burim aktivitetin kriminal janë sekuestruar gjatë këtij operacioni, për të goditur financat e grupeve kriminale dhe kthyer këto pasuri, në të mira publike për qytetarët tanë. Një vlerësim i posaçëm për prokurorët e angazhuar drejtpërdrejtë në hetim dhe gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të agjencive që ndihmuan në këtë hetim, drejtuesve të operacionit, si dhe një falënderim për partnerët e huaj, për bashkëpunimin. Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë”-përfundon Çuçi.

Të arrestuarit, nga kupola e policisë në drejtësi

Ndër zyrtarët e lartë policor të prangosur ditën e djeshme është edhe Ilirjan Balla, shefi i sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më parë ka mbajtur postë drejtuese si kreu i policisë së Kukësit në vitin 2013 dhe më pas si nëndrejtor në Policisëne e Vlorës, ngaku mendohet se krijoi lidhje me grupin e strukturuar kriminal dhe së fundmi edhe në një sektor ktç si antitrafiqet në kupolën e Policisë së Shtetit. Krahas tij, gjithashtu në pranga kanë përfunduar edhe dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ata janë Hekuran Marku dhe Agustin Deda. Ka dyshime se të tre funksionarët e policisë kanë kryer rolin e sigurimit të kultivimiot dhe më pas të trafikimit të lëndëve narkotike, duke krijuar lehtësira edhe në Portin e Vlorës, në mënyrë që droga të mbërrinte në Itali. Ndërsa prokurori Maksim Sota dyshohet se është përfshirë në këtë skemë duke lehtësuar masat ndaj disa të ndaluarve që dyshoheshin për kultivim narkotikësh. Po ashtu si pjesë e grupit janë edhe zyrtarë lokal në Kavajë, Vlorë dhe Fier, të cilët ishin titullarë në drejtori të ndryshme.

Kim: Pandëshkueshmëria po mbaron

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas operacionit “Shpirti”, ku u godit një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave. SPAK lëshoi 38 urdhër-arreste, mes të cilëve kishte edhe prokurorë, zyrtarë të lartë policie apo administratorë publikë, ndërsa për ambasadoren Kim kjo tregon se Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe pandëshkueshmëria po mbaron. “Disa pretendojnë se Reforma në Drejtësi nuk ka prodhuar asgjë. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate, që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni veprimin e madh sot, që është një goditje kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK dhe BKH, ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë dhe e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate”, shkruan ambasadorja Kim. Ndërsa homologu i saj i BE-së Luigi Soreca ka reaguar për operacionin ndërkombëtar ”Shpirti” duke e konsideruar si të rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Soreca thotë se lufta ndaj pastrimit të parave dhe krimit të organizuar janë prioritete të Shqipërisë në rrugën drejt BE. Operacioni u shtri në 4 vende përfshirë Shqipërinë dhe Italinë duke çuar në arrestimin e 38 personave dhe miliona eurove pasuri. “Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër # krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës falë bashkëpunimit të madh midis DIA dhe SPAK & Policia e Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuritë e sekuestruara me vlerë miliona euro. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave janë përparësitë kryesore për BE dhe për # Shqipërinë në rrugën e saj të ‘pranimit”-shkruan Soreca në rrjetin e tij social.

Katër milionë euro pasuri nën sekuestro

Përgjatë procesit të hetimit dhe tashmë që thuajse i gjithë rrjeti ka përfunduar në pranga u janë sekustruar pasuri me një vlerë që shkon në rreth 4 milionë euro, ndërsa pritet që kjo shifër të shtohet. Është bërë sekuestro preventive që i përkasin sekuestrimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si apartamente, troje, restorante, njqsi tregtare, (12 pasuri tq paluajteshme), 4 (katqr) shoqqri tregtare bashkq me asetet e tyre dhe disa automjete, tq cilat arrijnq në vlerën e disa miliona euro. “Operacionet Shefi e Kulmi, gjithmonë të kryera në Itali e në Shqipëri në kuadër të Skuadrës së përbashkët hetimore, të përfundura – në dy momente – nga DIA e Barit me ekzekutimin e përgjithshëm të 80 masave të sigurisë dhe sekuestrimet e pasurive për një vlerë prej 4 milion eurosh”-thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK. Tashmë pritet që numri i pasurive që do të kalojnë nën sekuestro të jetë edhe më i madh. Nga të dhënat paraprake shumë nga të arrestuarit ditën e djeshme kanë pasuri të patundshme dhe llogari bankare në vlera të konsiderueshme. Për ta do të aplikohet ligji i sekuestros konservative deri në vendimin e prerë të gjykatës. Nëse nuk arrijnë që të justifikojnë burimin e të ardhurave atëherë pritet që pasuritë e tyre të konfiskohen dhe kalojnë nën administrimin e shtetit.

Të fundit

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

VIDEO: Kur Berisha zotohej se do largohej nëse humb zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit vërtetuan dejuro urrejtjen e shqiptarëve ndaj Sali Berishës dhe axhendës së tij politike me interesa të ngushta për mbrojtjen...

Lajme të tjera

Web TV