Përfundojnë hetimet për vrasjen e dyfishtë në Durrës/ SPAK merr të pandehur Talo Çelën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka përfunduar hetimet për Talo Çelën dhe grupin e tij lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.

Për vrasjen e dyfishtë akuzohen Talo Çela, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Talo Çela akuzohet për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një herë.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve lidhur me Proçedimin Penal nr.181/2020, në datën 06.07.2021 përcolli në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për “Dërgimin për gjykim” të çështjes penale nr. 181/2020 në ngarkim të të pandehurve;

Talo Çela (Cela) i biri i Jonuz dhe i Bajame, datëlindjes 11.1971, lindur në Elbasan, banues në lagjen Bradashesh Elbasan, me shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të procedues, akuzuar për veprat penale ;
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.
“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 , 334 të Kodit Penal.
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi.
“Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 78/1- 25, 22, 278/1 e 25 të Kodit Penal.

Nuredin Dumani i biri i Agim dhe i Sajme, i datëlindjes 26.04.1987, lindur ne Selishtë, banues ne lagjen nr 14, Durrës Nishtulla, me shtetesi shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të procedues, akuzuar për veprat penale ;
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,
“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.
“Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
“Vjedhjes” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Lexo edhe :  Autofatura" bëhet e detyrueshme për blerjet nga fermerët vendas

Altin Ndoci, i biri i Nikoll dhe i Bardhe i datëlindjes 23.09.1987 lindur në Troshan Lezhe, banues ne Tiranë, Rruga “Tre dëshmorët”, me shtetësi Shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,
“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Klevis Alla, i biri Xhemal dhe i Drites i datlindjes 02.07.1998, lindur në Durrës dhe banues në Durrës, lagjia nr.14 “Nishtulla”, me kombësi e shtetësi shqiptare, i padenuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,
“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.
“Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Besian Xhixha, i biri i Xhelal dhe i Hurme, lindur më 28.01.1991, në Krujë, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;
“Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.
“Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar përkatësisht nga nenet 143/2 të Kodit Penal.

Enver Diva, i biri i Sali dhe Fejzije, lindur më 20.09.1979, në Fushë Mamurras, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale ;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal .

Po kështu në Gjykatë u përcoll edhe kërkesa për pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj të pandehurit Klevis Alla, për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar përkatësisht nga nenet 139-25, 236/2 dhe 242 të Kodit Penal, lidhur me episodin e datës 28.06.2018 ndodhur në qytetin e Durrësit, ku është kryer një vjedhje në filialin e Postës Shqiptare në lagjen 18, pasi nga hetimet rezultoi se i pandehuri nuk i ka kryer.

 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV