Shqipëria kthehet në një burg me politikanë, nëse SPAK bën detyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

 

Pas një lloj apatie dhe kritikash, SPAK duket se ka nisur seriozisht hetimet për çështjet e korrupsionit në nivele të larta. Është kjo një rutinë normale e sistemit të ri të drejtësisë, apo edhe SPAK mbetet nën trysninë ndërkombëtare dhe qytetare për ndëshkimin e pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve që kanë shkelur ligjin?

 

E ashtuquajtura “drejtësia e re”, por vetëm në makiazh dhe aspak në thelb, e pat nisur punën e vet, sipas avazeve të vjetra. Pra, hiq emrat e disa prokurorëve, ideologjia ka qenë e njëjta. Për mendimin tim, pritshmëritë e ndërkombëtarëve më së pari për faktin se ishin ata që e iniciuan dhe e kanë sponsorizuar këtë reformë, por edhe të qytetarëve shqiptarë, të cilët llogjikisht presin shumë nga drejtësia, kanë bërë që SPAK të vihet “në punë”. Unë nuk jam hetues apo prokuror dhe nuk kam sesi të paraqes prova ndaj cilido zyrtar, por me nuhatjen e gazetarit dhe perceptimin e qytetarit, besoj fort se nëse SPAK do të merrte shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit, politika shqiptare do të tronditej nga themelet. Nuk do kishte kryeministër, ministra, kryebashkikë, deputetë, drejtorë, etj, që kanë drejtuar instuitucionet e këtij vendi, të paktën që pas viteve 2000 e këtej, që nuk do të duhej të merrej si i pandehur për minimalisht shpërdorim detyre. Kësisoj, nuk do kishte vend që ti mbante në burgje, ose më mirë, Shqipëria do kishte më shumë persona në brenda sesa jashtë. Në këtë kontekst, SPAK duhet të kuptojë rëndësinë e madhe që ka në gravurën e institucioneve të drejtësisë së re. Mundet, që “x” apo “y” politikan, apo drejtues i pushtetit qendror apo vendor, të përfitojë nga një gjykatë e dobët, por gjithsesi, fakti që organi i prokurorisë dërgon gjithkënd përpara dyerve të gjykatës, për mendimin tim është dhe duhet të jetë një lajm shumë i mirë. Minimalisht do të krijohte një lloj frike nga gjithkush, politikan apo jo, që pasi merr “bekimin e qytetarit”, abuzon më mënyrë të frikshme me këtë të fundit. Nëse do duam që ky vend të marrë një drejtim europianist, atëherë, duhet që të përfundojë koha e pandëshkueshmërisë dhe këtë gjë më së pari e nis SPAK.

Dosja më e fundit është arrestimi i kryebashkiakut Fatos Tushe, ndërsa kreu i SPAK ka paralajmëruar “se ky është fillimi”. A jemi përpara një revanshi ligjor ndaj personave të implikuar në korrupsion?

Shiko, në të shkuarën e afërt kemi dëgjuar deklarata nga më pompopze. Madje ish-ambasadori amerikan, pat deklaruar disa herë për “peshq të mëdhenj”, por asgjë nuk ndodhi në realitet. Në këtë këndvështrim nuk do dëshiroja shumë të kapesha pas deklaratash mediatike, qofshin këto edhe të kryetarit të SPAK. Sigurisht që arrestimi i ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe është një lajm i mirë, por sipas meje kjo është vetëm një pikë uji në oqean, kur mendon abuzivitetin e tejskajshëm të këtyre viteve të fundit, qoftë në pushtetin vendor, qoftë edhe në atë qendror. Mjafton të shikosh sesi bëhen tenederat në bashkitë apo ministritë e këtij vendi. Mjafton të lexosh raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili vetëm për vitin 2019 pat deklaruar 160 euro abuzime me tenderat vetëm nga abshkitë. Mjafton të shikosh se 90% e tenderave të bashkisë Tiranë fitohen me çmim në kokë”, ose gati 30% e tyre bëhen pa tenderim fare, për të kuptuar se ky arrestim është shumë, shumë, shumë pak krahasuar me mega-korrupsionin që ka kaplluar këtë vend.

Lexo edhe :  Basha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptare!

Nëse rritet numri i zyrtarëve të lartë të proceduar penalisht a ka kjo ndikim politik edhe në qeverisjen e vendit?

Jo aspak. Largimi i të korruptuarve dhe atyre që kanë abuzuar në mënyrë të frikshme me paratë e shqiptarëve, thjesht do të sillte, ndoshta një klasë të re politike, e cila të mund ta ndante njëherë ë mirë këtë vend nga tranzicioni post-monist. Unë besoj fort se klasa aktuale politike, ajo në qeverisje, por edhe ajo në opozitë, jo vetëm që nuk ka se çfarë ti japë më këtij vendi, por ka abuzyar aq shumë sa do çuditesha nëse SPAK nuk do ti merrte si të pandehur. Pikërisht, ky është shërbimi më i madh që një institucion si SPAK mund ti bëjë këtij vendi. Dhe besoj fort se askush më shumë sesa SPAK, mund ta ndajë njëherë e mirë këtë vend nga korrupsioni galopant. E thashë edhe më lart: mjafton që ky institucion të bëjë dertyrën si organ hetues, faktmbledhës dhe të dërgojë çdokënd, ish-pushtetarë, por sidomos pushtetarë aktualë, përpara Gjykatës. Mjafton që ky tip politikani të mos ketë më mundësi të jetë në drejtim, dhe pak rëndësi ka nëse Gjykata do ta dënojë minimalisht apo maksimalisht (mirë do ishte që të gjithë të dënoheshin…). mjafton kaq, që ky vend të ndahet një herë e mnirë nga e kaluara moniste. Dhe këtë gjë sot për sot e ka në dorë, më shumë se cilido institucion tjetër, SPAK-u.

A do të shkojë paralelisht çështja “non grata” nga SHBA dhe ndëshkim nga drejtësia e re, dhe a do arrijë ndëshkueshmëria deri në nivelet më të larta?

Çështja e “non grata” është diçka krjet tjetër, që jo domosdoshmërisht lidhet me korrupsionin. SHBA kanë të drejtën dhe arsyet e tyre që të shpallin një person “non grata”, por kjo nuk do të thotë që ai person është marrë edhe me korrupsion, pasi vendimi i SHBA, është më shumë politik. Unë jam i bindur se edhe vendimi ndaj ish-kryeministrit Berisha, më shumë sesa për “korrupsionin e madh”, është për qëndrimet potlitike të këtij të fundit në raport me ballkanin në tërësi dhe Kosovën në veçanti, çka nuk përkonin me poltikën amerikane. Në të kundërt, nëse do të kishte qenë për korrupsion, atëherë personazhe si Vangjush Dako, Tom Doshi dhe shumë e shumë të tjerë, sot do duhej të dergjeshin në qelitë e burgut VIP të “Jordan Misja”.

 

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 2 Janar 2025

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni,...

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Lajme të tjera

Web TV