TOKIO 2020/ Me flamurin kombëtar, 9 sportistët shqiptarë parakalojnë në Lojrat Olimpike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

9 sportistët shqiptarë kanë parakaluar në Lojrat Olipike në Tokio. Ka startuar në Tokio ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike. Më shumë se 11,238 atletë nga 204 shtete do të garojnë në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme në “Tokio 2020”. Olimpiada do të presë 339 evente, ndërsa gjithçka do të mbyllet më datë 8 gusht. Në Stadiumin Olimpik të Tokios do të jetë perandori japonez Naruhito ai që do të hapë zyrtarisht Olimpiadën. Siç dihet, ceremonia e hapjes po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID, teksa në stadium vetëm 1 mijë persona (funksionarë, të ftuar dhe media) kanë fatin ta ndjekin ngjarjen nga afër. Për shkak të masave të sigurisë, gjithashtu edhe numri i delegacioneve që do të parakalojnë do të jetë në numër tepër të kufizuar.

DETAJE NGA CEREMONIA

“E qartë, e thjeshtë dhe me momente të inspiruara nga drama që pandemia COVID ka shkaktuar në mbarë botën”, kështu ka startuar ceremonia inauguruese e “Tokio 2020”, e cila do të zgjasë 3 orë e gjysmë. Fillimi do t’i dedikohet eksperiencës që njerëzimi dhe bota e sportit në veçanti po kalon me pandeminë prej një viti e gjysmë. Sipas raportimeve të gazetarëve që kanë asistuar në provat gjenerale, spektakli do të nisë me një njeri të vetmuar në qendër të stadiumit. Artisti do të shfaqet i shtrirë dhe i përkulur, ndërsa më pas do të ngrihet në këmbë dhe do të drejtohet, duke simbolizuar rikthimin e jetës. Ndërkohë, në ekrane gjigante do të projektohen pamje të atletëve që stërviten nëpër dhomat e tyre, për t’i kujtuar të gjithë botës që sportistëve prezentë në Lojërat Olimpike u është dashur të stërviten për një pjesë të madhe të kohës vetëm, në shtëpitë e tyre, për shkak të karantinës.

Lexo edhe :  Presidentin e PSG nuk e mbajnë nervat, shpërthen në ofendime ndaj gazetarit (Video)

 

Të fundit

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin...

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar një moment kur një militant...

FOTO/ Argita Malltezi sërish në protestë, nuk harron mesazhin në bluzë: Lironi babanë

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës mori pjesë sërish në protestën para Bashkisë së Tiranës. Argita Malltezi shfaqet teksa mban veshur bluzën e bardhë me...

Lajme të tjera

Web TV