“5 vite nga reforma në drejtësi” bëri bashkë në një tryezë, ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadoren amerikane Yuri Kim si edhe krerët e institucioneve të reja të drejtësisë. Ministrja Gjonaj tha se reforma ka patur sfida e kundështarë, por sot po ecën në rrugën e duhur. Ajo tha se tashmë të gjithë aktorët e dretësisë janë bërë bashkë edhe jep shpresë që reformat ë jetë sa më plotë dhe drejt suksesit. “Ndër vite, kur jemi bërë bashkë në forume të tilla, institucionet e drejtësisë së re jo gjithmonë kanë qenë të përfaqësuara, disa për shkak se ende nuk ishin konstituar ose sepse anëtarët e tyre nuk ishin zgjedhur ende. Por, sot, prania bashkë e të gjithë përfaqësueve të institucioneve të drejtësisë së re është prova e gjallë e zbatimit të reformës në Drejtësi, është gjithashtu dëshmi e fortë e suksesit të saj”, tha ministrja.
Ajo tha se reform aka garantuar pavarësinë dhe paanësinë e institucioneve. “Arkitektura kushtetuese dhe ligjore ka garantuar pavarësinë dhe paanësinë e plotë të sistemit të drejtësisë. Të pandikuar nga politika dhe çdo faktor tjetër të jashtëm, organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë kanë në dorë që përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore në promovimin, emërimin e magjistratëve në sistem ashtu si dhe inspektimin dhe procedimin disiplinor në rastet e shkeljeve, ta ushtrojnë me përgjegjshmëri dhe transparence”, tha ministrja duke vënë theksin tek se lufta ndaj pandëshkueshmërisë. Për të pastrimi i sistemit nëpërmjet procesit të “Vetting”-ut nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të padenjë dhe rezultatet e deritanishme të strukturave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që të dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin e qytetarëve te sistemi. “Ringritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë përtej vonesave tashmë të njohura, sot janë funksionale dhe që pritshmëria ndaj tyre për paanësi, profesionalizëm, integritet në vendimmarrje është shumë e lartë”, tha ministrja Gjonaj. Ajo ka kërkuar që procesi I vettingut të eci me rritme të shpejta duke respektuar standardet më të mira dhe të unifikuara në të gjithë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse të këtij procesi.
“Vakancat e krijuara në sistem për shkak të largimeve të shumta kanë sjellë nevojën për të adresuar strategjikisht rritjen e numrit të pranimeve në Shkollën e Magjistratëve dhe ruajtjen e cilësisë profesionale, formimit të shëndetshëm etik dhe promovimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem. Rritja e eficencës së sistemit padyshim do të ndihmohet edhe nga harta e re gjyqësore. Institucionet me përgjegjësi ligjore si Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ do të duhet të peshojnë në mënyrë të kujdesshme nga njëra anë adresimin e nevojave imediate të sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër garantimin e aksesit në drejtësi të çdo qytetari. Një hap i rëndësishëm që i parapriu kësaj vendimmarrje, ishin edhe ndryshimet ligjore në maj 2021, të cilat mundësuan funksionimin e plotë të degëve të gjykatave, tha ajo. Sipas saj, avancimi i reformës në Drejtësi është në momentin që kërkon vullnet, angazhim, ritëm pune dhe bashkëpunim midis të gjithë aktorëve. Ajo tha se qëllimi i tryezës është në një fazë tjetër, atë të rezultateve të reformës në Drejtësi të mishëruara, sipas saj, në dokumentin strategjik të drejtësisë, si udhërrëfyes për vitet në vijim, i asaj çfarë është ndërtuar deri tani.