“Duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier”, Petro Koçi mbërrin në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka mbërritur pak minuta më parë në Prokurorinë e Posaçme.

SPAK ka thirrur deputetin e zgjedhur, pas një statusi publikuar prej tij në rrjetet sociale pak ditë më parë, ndërsa kërkonte hetim mbi financat publike në Fier, që sipas Kocit ishin në duart e trafikantëve.

SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, i cili shkruante se tenderat në Fier po fitohen nga trafikantët.

Deklarata e Koçit bërë pak ditë më parë në faqen e tij të “Facebook”:

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.

Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.
Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet të lej

Të fundit

E rëndë/ U mbyt nga një kokërr rrushi, humb jetën fëmija 2-vjeç

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush. Siç raporton The Independent, djali i cili do ta...

Sherri me Gjuzin/ Demaliaj: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, humba kontrollin dhe…

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e sharjeve të ngritura prej ish-deputetit...

Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, kur nisin transfertat ndërkufitare përmes SEPA

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka...

Kurrë nuk e kishim menduar! Zbulohet ‘fytyra’ e vëllait të madh, ja kush na qenka

‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejtë fundit dhe moderatori i këtij reality show Ledion Liço ka publikuar disa foto. Ai haptazi ka treguar se...

Lajme të tjera

Web TV