GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK, s’ka hetim për ish-ministrin Fatmir Mediu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu nuk do rihetoheti, akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit. Ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Pjesë nga vendimi i gjyqtarit Erjon Çela

Nga sa u pasqyrua më sipër, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në të dy vendimet e tij ka theksuar se të drejtën për të kërkuar autorizimin për procedim sipas ligjit e ka vetëm prokurori,[1]nga tërësia e akteve procedurale dhe e provave që ndodhen në dosjen gjyqësore konstatohet se që prej datës 14.09.2009 (data e shpalljes së vendimit të pushimit nga Gjykata e Lartë) e në vazhdim, organi i akuzës nuk i kërkoi përsëri Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj ish – deputetit Fatmir Mediu, mungesa e të cilit nuk lejonte vazhdimin e procedimit penal.

Gjithashtu, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor përcakton se deputeti nuk gëzon imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se që prej vitit 2012[2] e në vazhdim (më shumë se 8 vjet), organi i akuzës nuk ndërmori hapat e nevojshëm sipas ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale megjithëse tashmë nuk ishte më e nevojshme që të kërkohej të jepej autorizimi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Pra, nga vitit 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35/2017, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit. Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë bazuar në nenin 66 gërma “b” të Kodit Penal dhe në nenin 328 pika 1 gërma “d” të K.Pr.Penale.

Lexo edhe :  Sot provimi i fundit i Maturës/ Ministria e Arsimit reagon pas publikimit të testit

P Ë R  K Ë T O  A R S Y E :

Gjykata bazuar në nenin 112 dhe 329/c të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I :

1.      Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2.      Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga Prokuroria, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë sot më datën 27.07.2021

GJYQTAR

ERJON ÇELA

[1] Neni 288/1 i K.Pr.Penale me titull “Autorizimi për të proceduar” i cili ka qënë në fuqi në kohën e gjykimit të çështjes përcaktonte: “1. Kur parashikohet autorizimi për procedim, prokurori bën kërkesë në organin përkatës. 2 …”.
[2] Viti kur me ligjin nr. 88/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, dt. 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjvënësi i hoqi deputetit imunitetin parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij.

Të fundit

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

28 qershor 1964 Më 28 qershor 1964, aktivisti i njohur për të drejtat civile, Malcolm X, shpall krijimin e Organizatës së Unitetit Afro-Amerikan (OAAU –...

Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të...

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për...

Lajme të tjera

Web TV