Moderatorja shqiptare poston foton seksi të Jennifer Lopez: Je dhe nënë ti, 52 vjeçe e mbete duke nxjerr të pasmet jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Aulona Musta njihet për format e saj trupore. Ajo ushtrohet shumë dhe falë stërvitjes së madhe dhe ushqyerjes së shëndetshme, ka arritur që të ketë linja trupore shumë seksi.

Aulona është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit foto apo video duke u ushtruar, si dhe imazhe mjaft provokuese me bikini. Ajo herë pas here është kritikuar nga fansat e saj për trupin që ka bërë, madje e kanë quajtur edhe si “burrë”. E të tjerë nuk i pëlqejnë imazhet e saj, duke iu referuar faktit se është edhe nënë.

Së fundmi, Musta ka publikuar në “Instagram” një fotografi të këngëtares së famshme, Jennifer Lopez. Kjo e fundit shfaqet e shtrirë në një jaht, teksa është e veshur me bikini në ngjyrë të verdhë. Edhe pse 52 vjeçe, Jennifer duket në super formë e sigurisht që nuk ngurron që linjat e saj trupore t’i ekspozojë në rrjetet sociale.

Ndërkohë Aulona ka zgjedhur këtë imazh për të ironizuar të gjithë ato ndjekës që e kritikojnë për fotot me bikini që publikon në rrjetet e saj sociale.

“Yttt, 52 vjeçe ti dhe mbete duke nxjerr prapanicën jashtë! Merr dhe këto poza imorale!

Je dhe nënë ti moj! Po s’ke pak turp? Po mbaje moj trupin për vete mos ta shohë bota se e turpërove fisin!

Çfarë do të thuash me këto foto? Hë moj fol! Përgjigju moj, ej mos më bëj mua si VIP ti mi ej, se vdiqët ça s’bëni për pak famë! Njerëz të pacipë!

Ktheje kokën moj ej, se me ty po flas! Kush e di çfarë mendon tani, është çeloze kjo! Uuu pika, çeloze unë për ty, ti maj jahtit, unë maj divanit për qejfin tim ene u bëkam unë çeloze për ty.

Lexo edhe :  Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Më vjen turp nga gra imorale si ju! Jennifer Lopez”, shkroi Aulona duke dhënë hapur një mesazh të qartë për të gjithë ata që kanë diçka për të thënë në lidhje me pozat e saj seksi.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV