Albin Kurti i prerë: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë së Kosvës Albin Kurti është shprehur se do të vendosin reciprocitetin me Serbinë, por kjo nismë sipas tij do të jetë e menduar mirë për të mos dështuar.

 

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kurtit arsyeja pse reciprociteti nuk është vendosur akoma është ikja nga dështimi, ashtu siç ndodhi njëherë kur u detyruan ta zhbëjnë. “Që në dhjetor 2011 e patëm miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Këtë princip e kam paraqitur edhe në takimet që kamë pasur në Bruksel. Zëvendësi im i parë Bislimi ka përgatitur një dokument me 11 shkeljet që i bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën. Ne edhe faktorëve ndërkombëtar ua kemi treguar këtë gjë. Mirëpo në këto 100 ditë të para kemi pasur drejtor të ri të doganave, dhe na duhet të përgatitemi mirë sepse nuk bënë të dështojmë sërish. Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë të tij. Është një parim i shëndosh i marrëdhënieve midis shteteve. Reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera por për t’i hequr ato”, -u shpreh kryeministri Kurti. Kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PDK-së, Fadil Nura lidhur me reciprocitetin, tha se do ta vendosin reciprocitetin por nuk duan të dështojnë. “Ju vini prej një pozicioni politik, të një grupacioni politik, qe ka qene kundër reciprocitetit, ju keni interes te dështoje reciprociteti, prandaj ju dëshironi të vendoset pa u përgatitur. Ne do te përgatitemi, do ta vendosim Reciprocitetin dhe nuk do të dështoj ai, dhe uroj që o ju ta ndërroni qëndrimin si grup paraletrar në përputhje me vullnetin e deputetit Nura, ose deputeti Nura të mos vazhdojë të qëndroj në partinë e gabuar”, -tha Kurti.

Lexo edhe :  Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje, 47 dështime radhazi! Seanca mbyllet për pak minuta

 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV