Alternativat përballë Ramës dhe Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Gushti nuk parashikon pushime për politikën. Për maxhorancën natyrisht që jo, pasi deri në fillim shtatori duhet të përcaktojë dhe kabinetin e ri dhe figura të tjera drejtuese të insitucioneve. Por nuk është vetëm ky fakt ndërsa shihet se nuk do të jetë një procedurë normale e nisjes së një mandate të ri qeverisës. Shtatori paraqet një shumëllojshmëri alternativash se si mund të nisë jeta parlamentare e më tej ecuria e klimës politike në vend. Dhe për këtë gjatë gushtit të gjitha palët do të jenë të okupuara për të përcaktuar qëndrimet, strategjitë dhe tempin e gjuhës që do të përdorin. Do të jetë e ashpër si vazhdimësi e betejës politike pa princip, apo e zhveshur nga pasionet dhe për të projektuar një të ardhme ndryshe. Do të kapet ky moment politik për një detantë paqeje, shprese dhe bashkëpunimi që ti vlejë vendit me reforma dhe fokusim energjish për zhvillimin, apo nuk do i ndahet dot trashëgimisë së gjuhës shpellare dhe të kanibalizmit politik për të shqyer tërbimshëm kundërshtarin dhe me këtë rast edhe vendin.  Përpara Ramës dhe Bashës ka një sërë alternativash për të vendosur, por që gjithësesi vendimet do të jenë të ndërvarur dhe qëndrimet e tjetrit. Deri më tani ka një dorë të shtrirë nga Rama për bashkëpunim por që nuk duhet se për sa kohë do të mbetet e zgjatur ndërsa nga pala tjetër ekziston ende gjuha e drunjtë. Gjithësesi deri në fund të gushtit do të shihet qartë se çfarë drejtimi do marrë vjeshta si stinë e parlamentarizmit. Thirrjet nga ana e ndërkombëtarëve, dhe konkretisht në editorialin e djeshëm të ambasadores së SHBA ishin për një klimë të re e bashkëpunimi midis dy aktorëve kryesorë, si një periudhe e re të besimit reciprok me të cilin mund të pastrohet dhe korrupsioni, dhe lidhjet e krimit me politikën. Në këtë aspekt, gushti mund të jetë dëshmi e reflektimit për të pastruar që më parë dhe listën e deputetëve që do të paraqiten në Kuvend, por dhe si letër lakmusi se çfarë drejtimi do të marrin më tej partitë kryesore politike. Dhe nuk është fjala thjesht tek çështja Berisha dhe përfaqësimi i tij në parlament. Shtimi interesave amerikanë në rajon dhe vëmendja e shtuar për Shqipërinë është pikërisht ai moment politik që duhet përqafuar nga të gjithë por dhe që vete në favor të interesave të vendit. Mesazhi është shprehur qartë: Shqipëria duhet të jetë vend partner, jo problem. Gjithësesi edhe problemi mund të evidentohet lehtësisht se ku qëndron.

Lexo edhe :  Koha për t’u kthyer në shtëpi

 

Të fundit

Zgjerimi i Galerisë Kombëtare të Arteve/ Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektuan punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Punimet restauruese që po kryhen synojnë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 26 parti politike, Basha e Alibeaj ende pa kërkesë

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ janë regjistruar deri tani 26 parti për të marrë pjesë. Tashmë...

“E dua, por e lashë të lirë”/Rozana rrëfehet ndarjen nga partneri: Meriton të bëhet prind

Kur Rozana u fut në Big Brother, pranoi se kishte patur një vit të mbushur me suksese profesionale, por me tronditje të mëdha përsa...

“Diaspora Voton Edi Ramën”, Deputeti i PS shfaqet me bluzen e veçantë në Pisa të Italisë

Florenc Spaho, një nga deputetët më të rinj në Kuvend, i zgjedhur i Qarkut Elbasan ka tërhequr vëmendjen gjatë një takimi me diasporën në...

Arrestimi i Veliajt, Bamir Topi: Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se...

Lajme të tjera

Web TV