Në një konferencë të gjatë shtypi të mbajtur ditën e djeshme, ish-kryeministri dhe presidenti Sali Berisha, njoftoi se padia kundër Blinken për shpalljen e tij “non grata” ishte depozituar në gjykatën franceze dhe se do të vijojë betejën në Parlament. Berisha shton tonet kundër ambasadores amerikane, ndërsa falenderon Bashën që sipas tij nuk e “dorëzoi”, por i kërkoi diplomates amerikane të sillte prova dhe fakte. Ish-kryeministri i vendosur për të mos u shkëputur nga PD, pavarësisht kostove që mund të marrë subjekti politik. Reagon ambasada e SHBA-së në Tiranë: Do të përdorim të gjithë instrumentat.
Ish-kryeministri dhe president ii vendit Sali Berisha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga prania e tij në Parlament, ndërsa i ka shpallur Luftë” të hapur ligjore SHBA=ve dhe ambasadores Kim, duke i sfiduar për të sjellë dokumentat që e shpallën atë dhe familjen “non grata” nga SHBA. Në një konferencë shtypi të mbajtur dje Berisha tha se avokati i tij francëz e kishte njoftuar se sapo ishte depozituar padia kundër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken për akuzën e shpifjes. Nëse kjo çështje mbetet thjesht procedurë, duket se ish-kryedemokrati kishte dalë më shumë për të treguar se në nismën e tij kishte mbështetjen e kryetarit aktual Lulzim Basha dhe të Partisë Demokratike. “Unë do të jem në atë parlament ashtu siç më kanë dërguar zgjedhësit shqiptarë”-tha Berisha duke e bërë të qartë se do jetë pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së. Berisha e përgëzoi dhe e falënderoi Bashën që ka kërkuar transparencë për fakte dhe dokumente që mund të ketë DASH kundra ish-kryeministrit. Ai tha se do i sugjeronte Bashës që të insistonte vetëm në zbatimin e ligjit. “Kryetari i PD i është përgjigjur kërkesës së zonjës Yuri Kim me kërkesën e tij paraqisni fakte e dokumente e prova. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD dhe unë për këtë e falenderoj e përgëzoj se kjo është e vetmjsa kërkesë që unë kam, unë s’kam kërkesë për ndryshimin e vendimit, por për rrëzimin e shpifjeve”, tha Berisha. Ai e cilësoi një ndërhyrje të pastër të ambasadores në punët e brendshme të vendit, duke mos hezituar ta cilësojë Kim edhe si “guvernatore”. “Ambasadorja Yuri Kim sillet si një guvernatore qoftë në marrëveshjet që nxit dhe ndërmjetëson që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Zonja Kim preferon të këndojë suskesin e reformës të sponsorizuar nga Sorosi, por Sali Berisha thotë se reforma ka dështuar”. Ai gjithashtu këmbëngul se shpallja e tij “non grata” është ndikuar nga multimiliarderi Xhorxh Soros, nga Edi Rama dhe orgtanizma që sipas tij janë kontrolluar nga kjo dyshe. Edhe qëndrimin e fundit të Kim që i kërkoi Bashës të largonte Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së ka ardhur siopas Berishës mbi qëndrimet e tij për çështjen e Kosvës dhe kapjen e reformës në drejtësi. “Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj për daljen time televizive në një televizion të Kosovës, në të cilin unë shpreha ato që kam shprehur gjithnjë para jush për multimiliarderin Soros, por edhe gjëra të tjera mbi ndryshimin e kufijve të Kosovës, ku unë nuk sulmova, por shpresa dhe shpreh rezervat e mia, por njeri nuk sulmova në atë ekspoze, unë kam qenë një nga kundërshtarët e flaktë të atij projekti për kufijtë”tha Berisha, ndërsa më tej lëshoi haptas sfidën për Kim teksa u shpreh se: “dua t’i them se zëri im do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, ashtu si e gjykoj unë, në mbrojtje të të vërtetave, siç e gjykoj unë, dhe në mbrojtje të interesit kombëtar. Kjo nuk mund të ndryshojë me asnjë lloj presioni, me asnjë lloj mase, nga kushdo qoftë mbi tokë”.
Berisha: Skandaloze deklarata e Kim
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi si deklaratë skandaloze qëndrimin e ambasadores amerikane pak pasi dol inga takimi që pati pak ditë më parë me kreun e PD-së Lulzim Basha, të cili i kërkoi largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, duke u kujtuar se demokratët nuk duhet të hanë barë për interest personale të një deputeti të vetëm. “Mendoj që deklarata që bëri ambasadorja në oborrin e PD, është deklarata më skandaloze e 30 vjetëve të fundit e një përfaqësuesi të huaj në Shqipëri, me barin më kuptoni. Kërcënimi që u bëri demokratëve me barin por dhe shqiptarëve indirekt aty, e unë po atë ditë i kërkova të kërkojë ndjesë. Mirëpo ajo nuk ka ndodhur, megjithatë nuk është vonë, PD duhet ti kërkojë zonjës të kërkojë ndjesë publikisht e pa asnjë diskutim ajo mbetet e hapur për bashkëpunim me gjithë përfaqësitë e vendeve mike në Shqipëri”, tha Berisha, duke shtyrë edhe PD-në që të mbajë një qëndrim zyrtar mbi deklaratat e Kim.
Reagon ambasada: Do përdorim gjithë instrumentat
Zyra e shtypit të Ambasadës së SHBA në një reagim për “Panorama” thotë se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i pandryshuar dhe se do të përdoren të gjitha instrumentet në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin. Duke iu referuar deklaratave të mëhershme të ambasadores Yuri Kim pas takimit me Bashën, Berisha tha se ajo “nuk ka asnjë provë përveç kërcënimeve me dogmën e barit, siç e ka përdorur Enver Hoxha”. Ndërsa, Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim pak orë pas deklaratave të Berishës thotë: “Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”. Tashmë duket e qartë se kthim pas nga “dy palët” nuk do ketë. Berisha vijon i prerë në qëndrimin e tij për të hyrë në Parlament, madje edhe duke paditur numrin një të diplomacisë amerikane në gjykatën neutral në Francë, por gjithashtu SHBA duket se do të intesifikojë qëndrimet kundër Berishës, të cilin që nga maji i këtij viti e ka shpallur “non grata” bashkë me familejn me akuzën “korrupsion madhor dhe minues i sistemit demokratik”.
Deklarata e Yuri Kim pak dite me pare nga selia e PD
Në shkallët e selisë së PD-së Yuri Kim u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, ndërsa në zyrë brenda e priti Basha, ku pas një orë e 20 minuta bisedë ambasadorja doli dhe dha një deklaratë të fortë. “Teksa PD kthehet në parlament, do të jetë shumë e rëndësishme që partia në pushtet, PS, të tregojë se është serioze për t’u ngritur mbi interesat partiake për hir të vendit. Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje. Siç e përmenda më parë, Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura. Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”, u shpreh Kim.