Pasiguria e Bashës/ PD nis tkurrjen, nga baza në krye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në PD-në e Korçës 51 drejtues braktisin postet dhe kalojnë anëtarë të thjeshtë, duke refuzuar politikat e kreut Lulzim Basha. Kryedemokrati do të përballet me sfida të tjera jo vetëm nga drejtuesit lokalë, por për çështjen Berisha, e cila në shtator pritet të prekë edhe një pjesë të Grupit Parlamentar dhe Kryesisë.

Nga Fernada cenko

Lulzim Basha arriti objektivin e tij kryesor edhe për katër vitet e ardhshme, e rizgjodhi veten sëbashku me lobin e tij në parti, kryetar të Partisë Demokratike, duke siguruar kështu një mandat të tretë. Edhe pse mes “sherreve” duke e akuzuar se ka dështuar në dy mandatet e mëparshëm, Basha arriti që të merrte për herë të tretë timonin e PD-së, por që tani kanë dalë shumë pengesa dhe “kthesa të forta” që mund të rrezikojnë deri gramisjen e një subjekti politik që lindi si shpresë në përbysjen e sistemit komunist. Edhe pse ka dështuar në dy palë zgjedhje të përgjithshme, dhe dy lokale, Basha vazhdon ende të marrë kosto politike, por edhe personale për mënyrën se si vazhdon ta trajtojë partinë që ju bë dhuratë nga “babai” i tij politik, Sali Berisha. Dhe ky i fundit e ka vënë Bashën mes dy zjarreve për mënyrën se si do të manovrojë Basha, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA. Lulzim Bashës i intereson edhe mos lëshojë Berishën menjëherë pas presionit të ardhur në seli, pasi merr kosto, por edhe do që ta mbajë mirë marrëdhënien me faktorin më të rëndësishëm ndërkombëtar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo mbetet “patate e nxehtë” në dorën e Bashës, nëse do e flak nga “djegiet” e shkaktuara, apo do ta kap me mashën e “elegancës” për të ngarkuar partinë e tij edhe për ta larguar Berishën me delikatese. Por kjo në të dyja situatat Bashën nuk e lënë të qetë, pasi ai do të mbajë edhe peshën personale dhe morale se si erdhi në parti. Megjithatë kjo mbetet sfifa e shtatorit dhe e tetorit dhe me shumë gjasa do të ketë “tërmete” në Partinë Demokratike. Berisha vetë nuk e ka të lehtë të lë partinë nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në fund do e heqin si një njeri të padëshiruar dhe të korruptuar.

Shkërmoqja e PD, kostoja e Bashës

Partia Demokartike në Qarkun e Korçës ka dalë relativisht shumë mirë duke u krahasuar me qarqet e tjera duke u ndarë: 6 mandate Partia Socialiste dhe 5 mandate Partia Demokratike. Deputetët u zgjodhën, falë bazës që punoi në zgjedhjet e 2021, por kjo e fundit po shkrihet fare. Para disa ditësh kreu i PD në Korçë, Andrea Mano, lajmëroi se ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante si kryetar i PD-së Korçë dhe nga ai i anëtarit të Këshillit Kombëtar. Ai tha se bashkë me të ka dhënë dorëheqjen dhe sekretari Devis Osmani dhe 14 anëtarë të Partisë. Kjo dorëheqje erdhi pasi sipas Manos, Basha nuk ka asnjë shenjë vullneti për të parë në sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj. Ish-kreu i PD i shtohet radhëve të demokratëve që kërkojnë që përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve të shikohet dhe te vetja. Madje, ai thotë se njerëzit që Lulzim Basha “importoi” në Korçë për zgjedhjet e 25 prillit nuk përfaqësojnë vlerat e qytetarëve të Korçës. “Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces. Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD”, shkruan Andrea Mano më 27 korrik 2021. Po situata u bë më keq dje, ku kanë dhënë dorëheqjen edhe 51 drejtues të strukturave të degëve. Të larguarit shprehen se kreu i PD-së, Lulzim Basha po e kthen partinë në klienteliste dhe në funksion të interesave të tij personale duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat e tyre që kanë bërë ndër vite për partinë. “Për largimet e ndodhura Basha nuk pati asnjë reagim përveçse heshtjes së tij, edhe pse kur mori mandatit të tij të tretë në krye të PD-së tha se demokratët do të jenë më të bashkuar. Në fakt në Korçë rrjedhje po vijnë të jenë në masë të madhe duke shpërbërë strukturat drejtuese atje. Por në këtë periudhë duket se këto nuk janë ‘halle’ të drejtuesve të PD, të cilët kanë nisur pushimet e zgjatura duke lënë pezull edhe ndryshimet në kupolën drejtuese në PD”, thuhet në njoftimin e bërë dje nga Partia Demokratike. Pra Basha edhe pse herën e parë nuk pati asnjë reagim, kësaj here përveçse nuk do të ketë, shqetësimin e ka sepse në qytet që është relativisht me peshë në jug, Basha mbetet “krahëthyer”. Por mund të ndodh edhe u kundërta që Basha nuk e prish fare terezinë sepse ka dhënë prova që partinë e do më shumë për interesa e tij, se sa për të ndihmuar demokratët që për 12 vjet do të jenë në opozitë për fajin e Bashës. Pra Basha në shtator do të përballet ose me sfida ose me mos çarje koke. Se si do shkojë deri në shtator dhe më tej kjo gjë, Basha edhe mund ta ketë një ide, ose mund të ndodh mos e ketë fare. Gjithçka vendos koha. Nga Partia Socialiste priten ndryshimet në qeveri, ndërsa nga Partia Demokratike sytë i kemi nga Basha.

Lexo edhe :  “Më shumë se një ndeshje futbolli”/ Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Struktura e PD/Pushimet lënë pezull reformimin e kupolës së PD

Demokratët kanë nisur pushimet të zgjatura dhe kanë lënë pezull ndryshimet që Lulzim Basha duhet t’i bëjë kupolës drejtuese në PD. Para shtatorit, selia blu pritet të zgjedhë nënkryetarët, sekretarët, por edhe të marrë një vendim lidhur me mandatin e ish kryeministrit Sali Berisha. Deri tani nuk ka asnjë shenjë për zhvillme të mundshme në këtë parti. Pushimet e gushtit kanë lënë pezull disa prej vendimeve të rëndësishme që kryedemokrati Lulzim Basha duhet të marrë para nisjes së sesionit të ri të Parlamentit, ku PD rikthehet pas dy vite e gjysmë bojkot. Pas zgjedhjes së Këshillit të ri kombëtar, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Demokrat, më 17 korrik, ky organ i ri nuk është mbledhur asnjëherë, e për pasojë është ende pa një kryetar. Kryetari i Këshillit zgjidhet në mbledhjen e parë të tij, mes të paktën 2 kandidaturave, të cilat do të propozohen nga kryedemokrati Basha. Emrat që do të jenë nënkryetarët e rinj dhe Sekretari i Përgjithshëm, do të duhet gjithashtu të zbulohen para shtatorit, por për mediat, numri 2 i PD, Gazment Bardhi ka shprehur hapur ambicien për ta mbajtur për një mandat të dytë, postin më të rëndësishëm pas kryetarit. Kryetari i Sekretariatit Organizativ, është po ashtu vend vakant, që pas dorëheqjes së Sait Dollapit, në 10 maj, e bashkë me të, Basha duhet të propozojë emrat që do të drejtojnë sekretariatet e tjerë, atë të Etikës, Integritetit dhe Apelimit, Zgjedhor, Ligjor, të Burimeve Njerëzore etj.

Të fundit

Tronditet Britania, tri adoleshente rrahin për vdekje një burrë 75-vjeçar

Opinioni publik në Britaninë e Madhe është tronditur nga rasti i tri vajzave adoleshente që kanë rrëfyer vrasjen e...

Të gjithë dalin fitues: si u bënë përsëri të njohura ceremonitë e ndarjes së çmimeve

Shikueshmëria e Tony Awards u rrit me 44% këtë vit, duke reflektuar një rikthim të interesit për një format që shumë e konsideronin në...

Sfida Serbi-Shqipëri, Federata serbe publikon stadiumin ku të luhet ndeshja

Federata serbe e futbollit ka zyrtarizuar vendimin për stadiumin ku do të presë Kombëtaren shqiptare. Do të jetë stadiumi i Beogradit, “Rajko Mitiç”, që...

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur

Një 31-vjeçar nga Shqipëria e Mesme është identifikuar si rasti i parë me Linë e Majmunit në vendin tonë. Pas shenjave të shfaqura në...

E fundit/ Napoli zyrtarizon transferimin e mesfushorit Kevin De Bruyne

Merr fund pritja. Kevin De Bruyne është zyrtarizuar te Napoli. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV