Historike në SHBA/ Tkurret për herë të parë popullësia e bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Popullsia e bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tkurrur për herë të parë në terma absolute që nga viti 1790, vit kur dhe nisën të regjistroheshin të dhëna të tilla. Në vitin 2020 numri i personave që identifikohen si të bardhë jo me origjinë hispanike, është reduktuar me pesë milion, duke qëndruar në 191 milion e 700 mijë persona. Një rënie prej 2.6%.
Sipas zyrës amerikane demografike, të bardhët kanë kaluar nga 63.7% e popullsisë në 2010 në 57.8% në 2020-ën. Në të kaluarën faktor ishte emigracioni, por dhe në uljen e lindshmërisë tek gratë e bardha.
Për sa i përket shpërndarjes, popullsia e zonave metropolitane është rritur me 9%, në këto zona jetojnë 86% e banorëve. Kontea e Los Anxhelos konfirmohet si më e madhja me 10 milion banorë, qyteti më i madh mbetet Neë York me 8.8 milion banorë.
Të dhënat tregojnë se në 30 vitet e fundit komuniteti hispanik është dyfishuar, kurse ai afro-amerikan nuk ka ndryshim. Në kompleks popullsia amerikane e vitit 2020 ishte 331 milion banorë.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV