Me shpejtësi deri në 180 km/h, policia gjobit drejtuesit e mjeteve: Mos fluturoni në rrugë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të rritur sa më shumë sigurinë në rrugë, policia ka marrë masa për të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Policia Rrugore e Fierit thotë se nisur edhe nga fluksi shumë i madh i automjeteve që lëvizin në drejtim të zonave bregdetare dhe anasjelltas, ka intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës duke monitoruar qarkullimin e automjeteve  me radarë, patrulla të lëvizshme, dronë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Përgjatë 48 orëve të fundit, gjatë monitorimit me radar, kryesisht në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnjë-Fier, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh dhe ndëshkuar me masë administrative nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 2 muaj deri në 12 muaj, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues, 79 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 140 km/h, ku limiti i lejuar është 110 km/h”, thuhet në njoftim.

Po gjatë 48 orëve të fundit si rezultat i monitorimit të qarkullimit duke përdorur dragera, dhe falë telefonatave të qytetarëve janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 për drejtim mjeti pa patentë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l,  13 drejtues mjetesh.

APELI PËR SHOFERËT

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:

Lexo edhe :  Sot seancë plenare/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit.

Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin!

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë ka patrulla të Policisë Rrugore me ????.

#❌Shpejtësisë???️ ❌Alkoolit?Në?

#Radari ?Drageri?DhePolici??TëShpëtojnëJetën.

Të fundit

Kjo orë nuk bën asgjë dhe kushton 790 euro

Orët zakonisht përdoren për të treguar kohën – por nëse pyet markën suedeze Our Legacy, as kjo nuk është...

Izraeli njofton ndërtimin e 22 vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ministrat izraelitë thonë se 22 vendbanime të reja hebraike janë miratuar në Bregun Perëndimor të pushtuar – zgjerimi më i madh në dekada. Disa prej...

Çfarë nuk funksionoi brenda PD në 11 maj? Baçi: Ndihem përgjegjës për rezultatin e Fierit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në studion e News24, komentoi zhvillimet e fundit politike, në ditën kur parlamenti iu rikthye punimeve...

Hailey Bieber shet markën e saj të bukurisë “Rhode” për 1 miliard dollarë

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka shitur markën e saj të njohur të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, Rhode, te kompania e kozmetikës e.l.f....

Çfarë ndodhi?/ Berisha mbledh urgjentisht drejtuesit e qarqeve, ja arsyeja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, që ka zgjatur rreth 30 minuta. Në fokus të takimit...

Lajme të tjera

Web TV