“Nuk kam turp ta tregoj”/ Blerina Balili: Jam martuar 15 vjeçe, sot jam gjyshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blerina Balili është një nga këngëtaret më të dashura dhe ndiqet me kuriozitet nga adhuruesit e muzikës së saj.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Ora Verore” me Ronaldo Sharkën nga ku ka zbuluar disa detaje mbi jetën e saj personale të cilat deri më sot nuk i dinim për të.

Balili ka treguar se është martuar që 15 vjeç dhe tani në moshën 41-vjeçare është gjyshe e një nipi.

“Kam dy fëmijë, dy djem. Të madhin e kam të martuar, më ka bërë gjyshe. Kam një nip shumë të bukur. 41 rrumbullak dhe nuk më vjen turp ta them. Unë e them moshën, nuk e kam problem fare. Zoti t’i jep rrudhat, të jep dhe pleqërinë, rininë, bukurinë, mëson njeriu nga këto gjëra në jetë.

Jam martuar që fëmijë, ashtu ikëm dhe në Greqi ishim të detyruar. I linda dhe rrita andej fëmijët. Erdha shumë vonë në Shqipëri. Kam ikur 18 vjeç në Greqi dhe jam kthyer 28. Jam bërë nënë që 15 vjeç dhe gjyshe për herë të parë u bëra 40 vjeç,” tha këngëtarja.

Gjithashtu ajo nuk la pa cekur dhe pjesën se këngëtarët marrin shuma të mëdha parash nëpër dasma dhe evenimente ku janë ftuar.

Dhe Blerina si e zonja e punës që është nuk e dinte që këto shuma kaq marramëndëse kalonin nëpër duart e këngëtarëve, pasi ashtu si dhe vetë ajo e pohon nëse këto shuma kaq të mëdha do u jepeshin atyre atëhere ajo do ishte bose dhe jo një familjare e cila vazhdon të jetojë në një shtëpi me qira.

“Kush i merr këto më qafsh? Unë jam me shtëpi me qira, po të ishte kështu do isha bose si të të tjerët. Unë kam vite që jetoj me qira dhe nuk e kam as për turp, as për gjë. Rrit fëmijët e mi, bëj punën time. Puna nuk është turp, dhe t’i thuash nuk është turp,” shtoi ajo.

Lexo edhe :  Rama ankohet për kryetarët e bashkive: "Kemi një problem, do e rregullojmë pas fitores"

Të fundit

Shtohen fëmijët me spektrin autik, llogariten 6 deri në 14 mijë persona

Numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik po rritet frikshëm në Shqipëri, por jo vetëm. Në vendin tonë nuk...

Syri i njeriut sheh ngjyrën e re ‘Olo’ për herë të parë

Në një eksperiment të ri, shkencëtarët kanë "zbuluar" një ngjyrë krejt të re, një ngjyrë që ata thonë se nuk është parë kurrë më...

Balluku prezanton projektin “Mes Semanit e Vjosës”: Transformohet zona e Darzezës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar projektin “mes Semanit e Vjosës”. Balluku deklaroi se kjo është një nga projektet më...

Maratona e fushatës, Rama në Belsh: “Këtu kishte vetëm ferra e mbeturina”

Teksa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve parlamentare (11 maj), kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim me të rinj dhe...

“Vladimir, stop! Po vdesin 5 mijë ushtarë në javë”. Trump nuk ka më durim me Putinin

Donald Trump i ka dërguar një mesazh herët në mëngjes Vladimir Putinit, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse mbi Kievin. Duke shkruar në llogarinë e tij në...

Lajme të tjera

Web TV