Rama flet për “The Guardian”: Jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas! Dua t’ju jap mundësinë të marrin frymë sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka zbardhur një pjesë nga fjala e Kreut të Qeverisë në një intervistë për “The Guardian”.

Kreu i Qeverisë është pyetur për situatën në Afganistan dhe vendimin e Shqipërisë për të pranuar një numër të caktuar afganësh të cilëve iu rrezikohet jeta nga talebanët.

“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri”, tha Kryeministri Rama për median “The Guardian”.

Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, shtoi kryeministri.

Më tej Kreu i Qeverisë shqiptare u shpreh se nuk mund ta kuptonte “se vende më të pasura mund t’i kthejnë shpinën”.

“Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë. Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij”, u shpreh më tej Rama.

Të fundit

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e...

Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

EDUART ZALOSHNJA Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor...

Moment historik! OBSH miraton marrëveshjen e parë globale për pandemitë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar zyrtarisht marrëveshjen e saj të parë globale për pandemitë, një moment historik në bashkëpunimin ndërkombëtar për shëndetin...

Ndërhynë në zgjedhjet e Venezuelës/ Presidenti Maduro vë gishtin mbi mafian shqiptare

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u betua për një mandat të tretë pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme në korrik 2024, e...

167 mijë dollarë në Facebook, kush investoi më shumë për fushatën e 11 majit?

E ndërsa fushata elektorale tashmë ka përfunduar, kurioziteti për vlerat monetare të derdhura nga partitë politike për marketing online, arrijnë shifra të larta. Në...

Lajme të tjera

Web TV