Humbin një palë gërshërë në Burgun e Drenovës, dyshohet se i ka marrë një nga të dënuarit e rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një situatë e pazakontë është regjistruar në burgun e Drenovës në Korçë, që ka vënë në lëvizje edhe forca operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Gjithçka ka nisur pas humbjes së një palë gërshërëve në infermierinë e burgut, ku mendohet se mund t’i ketë marrë një nga të dënuarit e rrezikshëm që vuan dënimin aty, Klement Ibrahimi. Humbja e tyre ka ngjallur shqetësim tek strukturat drejtuese të Burgut të Drenovës, pasi në duart e të dënuarve gërshërët mund të përdorën për të tentuar arratisjen, vetëvrasje apo edhe vrasje të të dënuarve të tjera apo efektivëve të policisë së burgut.

Gërshërët kanë humbur dy ditë më parë, që përdoreshin nga stafi shëndetësor për nevojat e të burgosurve. Sipas burimeve bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça i cili pretendon se i ka lënë gërshërët në infermieria por mungesa e tyre është vene re pasi është bërë iventari.

Burime thonë se dyshimet janë të mëdha lidhur me këtë ngjarje dhe dyshohet se i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut. Ibrahimi është dënuar për vrasje e mbetur në tentativë dhe mbajtjen e armëve pa leje dhe municionit luftarak.

Ajo çka e bën alarmante situatën është fakti se në këtë burg ndodhen persona me rrezikshmëri te larte shoqërore. Menjëherë pas humbjes se gërshërëve janë ushtruar kontrolle te çdo i dënuar por nuk janë gjetur ende. Sipas burimeve ditën e djeshme se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Të fundit

E keni ditur? Ja pse në mëngjes është më mirë të konsumohet kafe se çaj

Kafeja dhe çaji janë 2 nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Megjithatë, në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin...

‘Thumbime’ politike/ Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Erdogan, ja çfarë u diskutua

Vetëm disa orë ka zgjatur vizita zyrtare e kryeministrit grek në kryeqytetin e Turqisë dhe bisedimet me presidentin turk, në një përpjekje të emërtuar...

Rama, asnjë fjalë për Belerin/ Kollçaku: I përket drejtësisë

Deputeti Bardhyl Kollçaku, në intervistën për “Special Report”, u ndal edhe te fakti që kryeministri Edi Rama nuk komentoi për çështjen e Fredi Belerit...

Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga. Nga...

Vizita e Ramës në Athinë, Ngjela: Grekët po tregohen injorantë me Belerin

Avokati, Spartak Ngjela e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë,  si një zhvillim shumë pozitiv dhe dëshmi se çështja shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV