“Nuk i njohim talebanët”, BE e prerë: S’ka bisedime politike me ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se Bashkimi Evropian nuk i ka njohur talebanët dhe as nuk po zhvillon bisedime politike me militantët, një javë pasi ata morën kontrollin e Afganistanit.

Talibanët i dhanë fund marrjes rrufe të Afganistanit të dielën, duke u futur në kryeqytetin e vendit, Kabul, pa hasur në rezistencë.

Shjefja e ekzekutivit të BE-së foli pasi vizitoi një qendër pritëse në Madrid për punonjësit afganë të institucioneve të BE-së të evakuuar nga Kabuli.

Zonja Von der Leyen tha se do të propozonte një rritje të ndihmës humanitare prej 67 milionë dollarësh që Komisioni kishte parashikuar këtë vit për Afganistanin.

 

 

Ajo tha se ndihma e BE-së lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut, trajtimin e mirë të pakicave dhe respektimin e të drejtave të grave dhe vajzave.

“Ne mund t’i dëgjojmë ato çka thonë talebanët, por ne do t’i masim ato mbi të gjitha me veprat tyre”, tha zonja von der Leyen në një konferencë shtypi.

Ajo shtoi se Komisioni ishte gati të siguronte fonde për vendet e BE-së që do të ndihmojnë në zhvendosjen e refugjatëve dhe se planifikonte ta ngrinte çështjen e zhvendosjes në një takim të G7-s që mbahet javën e ardhshme.

Pas një krize në 2015 kur më shumë se një milion migrantë shkuan në Bashkimin Evropian, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku, BE-ja e ka ulur numrin e atyre që futen në këto vende falë një marrëveshjeje me Turqinë, e cila merr fonde nga blloku për të pritur azilkërkuesit në territorin e saj/ VOA.

Të fundit

Muaji i Ramazanit, katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë. Shumica e muslimanëve do të agjërojnë...

Ulje temperaturash dhe reshje bore/Meteorologia zbulon si do jetë moti pas ditës së verës

Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër. Parashikimi i motit u dha...

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Ajola Xoxa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”. Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale...

Hekurudha Tiranë – Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh

Në shkurt të vitit 2021, zyrtarët shqiptarë premtuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës se linja hekurudhore Tiranë- Durrës, bashkë me një segment të...

Pse refuzoi Basha ftesën për koalicion? Kthupi tregon ofertën

Zyrtari i lartë i Partisë Djathtas 1912, Rezart Kthupi, ka folur për refuzimin e ftesës së Lulzim Bashës për një koalicion politik, gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV