Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vetëm me një sportel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pranë pikës kufitare të Kakavijës, janë shënuar radhë të gjata në këtë fundjavë ndërsa vargu i automjeteve shkon mbi një kilometër. Qytetarët e kryesisht emigrantët shprehen se kanë qenë të detyruar të qëndrojnë për orë të tëra në pritje për të kaluar kufirin, ku situata flet në disfavor të tyre edhe me rritjen e temperaturave gjatë paradites së kësaj të shtune.

Burime nga pika kufitare e Kakavijës, bëjnë me dije se pala shqiptare punon me 4 sportele ndërsa ajo greke me 1 të tillë, çka konsiderohet edhe arsyeja kryesore e krijimit të kësaj situate pa përmendur këtu faktin se çdo shtetas që hyn në territorin grek duhet të kryeje rapid test, i cili vërteton se individi nuk është i prekur me covid 19.

Pika kufitare e Kakavijës është dogana më e madhe tokësore në jug të vendit dhe referuar viteve të kaluara, gjithmonë gjatë muajit gusht është përballur me fluks të shtuar të emigrantëve të cilët jo pak herë kanë qenë të detyruar të qëndrojnë me orë të tëra mes temperaturave të larta, në pritje për të kaluar kufirin. Situata më e rëndë gjatë viteve të fundit u shënua gjatë verës së kaluar, ku radhët shkuan në disa kilometra e për fat të keq një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik teksa priste në radhë.

Të fundit

‘Izraeli, jasht Eurovision!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të...

“E prisja fitoren e PS”/ Petro Koçi “thumbon” deputetët e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga krysocialisti Edi Rama. Sipas tij...

Mbretëresha Camilla e dashuruar me Molly-n, prezanton anëtaren më të re të familjes

Pas humbjes së qenit të saj të dashur, Beth, në nëntor 2024, Mbretëresha Camilla ka prezantuar anëtaren më të re të familjes: një Jack...

Diaspora u manipulua? KQZ replikë demokratëve: Procesi ka integritet

Akuzat e demokratëve për manipulim të procesit zgjedhor në diasporë, morën një përgjigje nga Ilirjan Celibashi. I pyetur nga A2 CNN mbi pretendimet e PD-së,...

Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion. Me lotë në sy, ai kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV